Sipas ministrit të Punëve të Brendshme ligji është hartuar nga ekspertët më të mirë dhe partnerët
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, foli në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore për projektligjin për “Policinë e Shtetit” duke thënë se, “ky është ligji kryesor për reformën në Policinë e Shtetit”.
Sipas Tahirit, ligji është hartuar nga ekspertët më të mirë dhe partnerët. “Gjetëm dakordësi për pr/ligjin nga partneret. Ligji është garantimi i sigurisë, ndërmarrje e të gjithëve. Krimet deri dje fshiheshin nga vakumet ligjore. Ligji i ri është një shtet, një polici”, u shpreh Tahiri.
Ministri i Punëve të Brendshme theksoi më tej se, garantohet sistemi i gradave që eviton nepotizmin.
















