Gjendet i pajetë në banesën e tij shefi i personelit në burgun e Drenovës. Dritan Jashari është gjetur mengjesin e sotëm nga familjarët të cilët sapo kanë konstatuar trupin e pajetë të të riut kanë njoftuar edhe policinë.
Policia ka mbërritur në vendin e njgarjes dhe nga hetimet paraprake kanë konstatuar se nuk ka shenja dhune në trupin e 33-vjeçarit. Pista kryesore duket të jetë ajo e vdekjes natyrale. Familjarët e 33-vjeçarit Jashari kanë raportuar për policinë se prej kohësh Dritani kishte probleme kardiake dhe me frymëmarrjen për shkak të mbipeshës.
Dritan Jashari mbante postin e shefit të personelit në një nga burgjet më të rëndësishme në vend atë të Drenovës.Burime nga policia bëjnë me dije se 33-vjeçari jetonte në një shtëpi me qira në qytetin e Korçës. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
















