41-vjeçari shqiptar në Ohio (Ohajo) SHBA që po lufton ekstradimin për në atdhe
COLUMBUS, Ohio (AP) – Një emigrant shqiptar me banim në Ohio (Ohajo) po lufton në gjyq përpjekjen për ta ekstraduar në Shqipëri ku e pret burgu për një vrasje me dashje.
Mirëpo, 41-vjeçari Altin Hasani këmbëngul se nuk është ai autori i vrasjes dhe se autoritetet amerikane po e ngatërrojnë me vrasësin e vërtetë.
Avokati argumentoi në gjyq se klienti i tij nuk është njeriu që janë duke kërkuar vërtet autoritetet shqiptare dhe e kritikuar procesin ndaj tij si skandaloz.
Mirëpo, prokurori federal Dana Peters tha se Altini, që banon në rrethinat e Groveportit pranë qytetit Columbus (Këllambës), është pikërisht njeriu që kërkohet nga drejtësia shqiptare e cila e ka identifikuar me saktësi.
Një gazetë lokale, “The Columbus Dispatch” shkruan se Altini nuk do të ishte kapur nëse nuk do të shtronte kërkesë për t’u bërë nënshtetas amerikan në vitin 2011. Kontrolli i zakonshëm i të kaluarës ligjore të aplikuesit rezultoi se një shqiptar me atë emër ishte dënuar në mungesë me 22 vite burg në 1999, për një vrasje të kryer me qëllim.
Në vend të qytetarisë, Altin Hasanit i vunë prangat.
Një gjykatës federal duhet të vendosë tani nëse shqiptari do të postohet për në Shqipëri për t’u future 22 vite në burg, apo do të lirohet si viktimë e një ngatërrese.
















