Lajmi për lirimin e protestuesve është bërë i ditur nga Frashër Krasniqi i Lëvizjes Vetëvendosje. “Me gjithë dhunën e shfrenuar të policisë nëpër stacione, aktivistët dhe qytetarët e sapo liruar mezi po e presin protestën e paralajmëruar të ditës së mërkurë më 4 shkurt. Nuk ka dhunë që të na ndalë”, është shprehur Krasniqi.
Në protestën e 27 janarit të ditës së martë, qindra protestues u arrestuan, pasi u lënduan disa policë.















