• Latest
  • Trending
  • All

“Trepça” është pasuri britanike

29/01/2015

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 25 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

“Trepça” është pasuri britanike

29/01/2015
in Lajme

Daut Dauti

Çështja e “Trepçës” është aktualizuar sërish për t’u reflektuar si problem i madh politik dhe social në shoqërinë e Kosovës. Rrënjët e problemit dalin nga hapësira e Kosovës dhe, si gjithmonë, krijojnë pasoja për rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Jemi dëshmitarë të faktit që sa herë është aktualizuar ky problem, pasojat në rrafshin politik kanë qenë me efekte të mëdha shkatërruese. “Trepça” ishte njëra nga arsyet që krijoi pakënaqësi në marrëdhëniet e serbëve me shqiptarët dhe që ka ndikuar gjithsesi edhe në shkatërrimin e Jugosllavisë.

Gjatë ekzistimit të Jugosllavisë shtrohej pyetja se kush po e shfrytëzonte “Trepçën”? Kjo pyetje kishte përgjigje të lehtë të cilën e dinin të gjithë. Ditëve të fundit pyetja ka kaluar në një rang më të lartë dhe më të vështirë për t’u përgjigjur: Kush është pronari i “Trepçës”? Kosova apo Serbia?

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në pozitën e palakmueshme ndërkombëtare në të cilën gjendet Kosova, shto këtu edhe impotencën për veprim të organeve vendimmarrëse të Kosovës, çështja e “Trepçës” komplikohet edhe më tej. Pos Serbisë dhe Kosovës, pronësinë ndaj “Trepçës” e pretendojnë edhe individë apo kompani tjera që janë nga Greqia, Franca apo gjetiu. Pretendentët e fundit janë lajmëruar si rezultat i keqpërdorimit të qëllimshëm të statusit juridik e politik të Kosovës që ka filluar me regjimin e Millosheviqit e që ka vazhduar edhe gjatë administrimit jokompetent të UNMIK-ut. Nëse merren për bazë këto zhvillime, situata është e vështirë për cilindo jurist e gjykatë.

Në realitet, për ta thjeshtësuar çështjen, duhet injoruar pretendentët jashtë Kosovës me përjashtim të njërit. Juridikisht, pronarët më të afërt të “Trepçës” janë britanikët. Faktet që dalin nga një histori e shkurtë, që do të shihet më poshtë, mund të përdoren në favor të britanikëve të cilët dalin të vetmit pronarë legjitim.

Për herë të parë në historinë bashkëkohore të xehetarisë dhe industrisë, emri “Trepça” figuron me rastin e regjistrimit të saj si kompani britanike që u bë me 9 dhjetor 1927 në Londër. “Trepca Mines Limited” ishte pjesë e një kompanie të madhe e cila quhej “Selection Trust”, pronar i së cilës ishte Alfred Chester Beatty.

Një grup i afaristëve britanikë, shumica inxhinierë, kishte bashkuar kapitalin dhe kishin blerë nga shteti jugosllav koncesionet e minierave të “Trepçës”. Kontrata e koncesionit ishte lidhur për një shfrytëzim 50 vjeçar të minierës së “Trepçës”, e cila atëherë përfshinte edhe minierat e Kopaonikut dhe atë të Zletovës. Në emër të shtetit jugosllav, kontrata ishte nënshkruar nga Radovan Pashiqi, por aksionet i mbante babai tij, Nikolla Pashiqi, i cili ishte edhe kryeministër i këtij shteti. Pronarët dhe udhëheqësit e bordit të kompanisë “Trepça” ishin: W.M. Kirkpatrick, A.H. Moreing, Bewick, E.A. Loring, J.F. Shipley, J. Jocelyn, Monck Monk dhe G.M. Leader.

Po këta persona ishin edhe pronarë të një kompanie tjetër që posedonte disa miniera në Evropën Lindore dhe Qendrore dhe e cila quhej “The Central European Mines Limited”. Pasi që “Trepça Ltd” ishte e regjistruar si kompani publike (aksionare), investime në te kishin bërë edhe 1500 persona fizikë dhe juridikë. Shumica e tyre ishin britanikë, por nuk mungonin as ata nga Franca, Gjermania dhe shtetet tjera të Evropës Perëndimore. Pos familjes Pashiq, në listën e aksionarëve vendas figuronin edhe tre shqiptarë me mbiemër Deva.

Deri në vitin 1929, kur filloi prodhimi, britanikët u morën me punët përgatitore. Ata ndërtuan termocentralin, teleferikun, rrugët dhe kryen hulumtimet e nevojshme gjeologjike, gjeofizike dhe gjeografike duke lënë pas statistika dhe detaje tjera mahnitëse në lidhje me rezervat e xeheve dhe mundësitë e eksploatimit dhe përpunimit të tyre. Si shtesë, për herë të parë në Ballkan, gjegjësisht në Mitrovicë u ndërtua fusha e tenisit, pishina olimpike, dhe ndërtesat e banimit të punëtorëve të shoqëruara me të gjitha elementet përcjellëse që për rrethanat ballkanike krijonin një lloj çudie.

E drejta e shfrytëzimit të minierës, britanikëve u është ndërprerë në mënyrë të paligjshme në vitin 1941. Në këtë vit, gjermanët, për shkak të rëndësisë që kishte “Trepça”, okupuan vetëm këtë pjesë të Kosovës. Nga ky moment e deri në vitin 1944, gjermanët e shfrytëzuan minierën dhe prodhimet e saja për makinerinë e tyre të luftës.

Britanikët, me përfundimin e luftës, me të drejtë tentuan që të ktheheshin në pasurinë e tyre në “Trepçë”, por kjo gjë nuk ju mundësua nga regjimi i ri komunist i Titos. Partizanët, sikur edhe gjermanët, kishin nxituar që ta fusnin në dorë minierën dhe filluan me prodhimin, duke u sjellë sikur që ishin pronarë të vërtetë. Pas shumë peripecive, në vitin 1945 komunistët lejuan një delegacion të pronarëve britanikë që ta vizitonin “Trepçën”. Ata u ndanë të tmerruar nga mënyra “partizanqe” e eksploatimit të minierës që kishte filluar regjimi i ri.

Një vit më vonë, përkundër premtimeve që iu dhanë britanikëve, “Trepça” u nacionalizua duke u bërë pasuri shtetërore jugosllave. Pronarët e “Trepçës”, si kompensim, morën një shumë simbolike të parave nga një fond i varfër të cilin Beogradi e ndau për të gjitha kompanitë britanike. Por, kompania “Trepça Mines Limited” kurrë nuk e pranoi këtë padrejtësi dhe nuk u shua deri në vitin 1960.

Privimi nga e drejta e shfrytëzimit që iu bë pronarëve legjitimë britanikë nga nazistët gjermanë ishte një veprim tërësisht joligjor dhe i paparanueshëm, pasi që kjo ishte bërë nga një fuqi agresive që kishte filluar luftën dhe pastaj e kishte humbur.

Nacionalizimi i “Trepçës” nga Beogradi ishte po ashtu i paakceptueshëm nga britanikët të cilët asnjëherë nuk e pranuan këtë gjë. Madje, regjimi komunist jugosllav kishte shkelur në mënyrë drastike edhe rregullat dhe ligjet e veta me rastin e nacionalizimit, pasi që kishte vendosur që “Trepça” të mos ju kthehej britanikëve në asnjë mënyrë.

Britanikët edhe sot mund të argumentojnë fare lehtë se “Trepça” është pasuri e tyre dhe se që nga viti 1941 e deri sot është duke u shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme. Natyrisht, për kthim të “Trepçës” në gjendjen e mëparshme (Restitutio in Integrum) duhet që të bëhet një kërkesë nga ana e tyre. Është vështirë të thuhet saktësisht se kush është në pozitë juridike për të parashtruar kërkesën, por ata mund të jenë trashëgimtarët e pronarëve ose vetë kompania “Selection Trust”.

Megjithatë, një kërkesë e kësaj natyre duket se është bërë në verën e vitit 2010 kur një delegacion i lartë i investitorëve britanikë i udhëhequr nga Princi Micheal i Kentit, ka vizituar Kosovën. Ata kanë vizituar “Trepçën”, qëllimin e destinacionit të tyre, dhe Agjencinë Kosovare të Privatizmit ku kanë paraqitur qëllimin e vizitës. Mediat e Kosovës nuk i kanë kushtuar ndonjë rëndësi kësaj vizite. Vetëm njëra nga gazetat ka raportuar se zyrtarët e Agjencisë së Privatizimit kanë shprehur habi kur ky delegacion ka dokumentuar se “Trepça” është pasuri britanike. Duket që zyrtarët e kësaj agjencie nuk e kishin dëgjuar këtë gjë më parë.

Sidoqoftë, askush nuk është më afër, juridikisht e as faktikisht, për të vënë “Trepçën” në pronësi. Britanikët, sipas të drejtës së koncesionit është dashur ta shfrytëzojnë “Trepçën” deri në vitin 1977. E drejta e shfrytëzimit u është ndërprerë në mënyrë të dhunshme dhe joligjore në vitin 1941. Britanikëve u është mohuar kohëzgjatja 35-vjeçare e drejtës së shfrytëzimit. Ky fakt do të duhej të vinte në konsiderim serioz nëse britanikët paraqiten në rastin e privatizimit.

Një qeveri e mirëfilltë dhe një agjencion serioz i privatizimit do të duhej ta mundësonte rikthimin e gëzimit të së drejtës pronësore së paku për afatin e cekur më lart. Pasi që Qeveria e Kosovës duket se nuk është në gjendje ta zgjidhë problemin ndryshe, kthimi i britanikëve do të prodhonte efekte politike stabilizuese në rajon. Me këtë, nëse Serbia pretendon hise në “Trepçë”, ajo duhet ta pranojë faktin se është trashëgimtare e Jugosllavisë dhe t’u ofrojë britanikëve kompensim, por edhe dëmshpërblim për fitimin e humbur që nga viti 1945 e deri më 1999, periudhë kjo kur efektet financiare të “Trepçës” niseshin dhe përfundonin në Beograd.

Britanikët ende janë në gjendje që Serbisë dhe pretendentëve tjerë t’ua tregojnë vendin dhe t’ua mbyllin gojën. Dhe, nga ky veprim do të fitonin të gjithë.

(Daut Dauti është autor i librit: “Lufta për Trepçën – sipas dokumenteve britanike”)

Post Views: 127
Previous Post

“Udhëtimi im” edhe si dritësim…

Next Post

Prishtinë, nis lirimi i protestuesve të arrestuar

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Prishtinë, nis lirimi i protestuesve të arrestuar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.