Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk ia ka dorëzuar ende përgjigjen Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, lidhur me çështjen e caktimin e mandatarit për krijimin e qeverisë së re të vendit.
Arbër Vllahiiu, këshilltar i Presidentes Jahaga, ka thënë se përgjigja e Gjykatës Kushtetuese nuk ka arritur ende në zyrën e Presidentes.
Ai ka thënë se Presidentja do të veprojë sapo të marrë përgjigjen zyrtare dhe të bëhet certifikimi I rezultatit të zgjedhjeve.
“Zyra e Presidentes nuk e ka marrë zyrtarisht përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjet e ngritura nga Presidentja në kërkesën e saj për vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 pika 14 dhe nenit 95. Me të marrë përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese, Presidentja do të presë edhe certifikimin zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ. Çdo veprim i Presidentes do të jetë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Vllahiu për Express.
Presidentja e kishte kërkuar interperetimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dispozitat kushtetuese që kanë të bëjnë me caktimin e mandatarit për themelimin e qeverisë.
Gjykata njoftoi se tashmë e ka marrë vendimimin në lidhje me pyetjen e Presidentes, por përgjigjen e saj nuk e ka publikuar ende.
Sipas një burimi të gazetës “Express”, Gjykata udhëzon që së pari të caktohet kandidati I partisë fituese të zgjedhjeve, PDK-së, e e pastaj partisë apo koalicionit që e ka shumicën në Kuvend.
“Gjykata ka vendosur 1 me 1. Kjo i bie se Presidentja fillimisht mandaton Hashim Thaçin si drejtuesin e koalicionit që ka fituar në zgjedhje, dhe nëse ai brenda 15 ditësh nuk arrin ta krijojë Qeverinë, Presidentja nis konsultimet me partitë politike dhe kush ofron më shumë deputetë, i jepet mundësia. Që në këtë rast i bie se mandaton z. Ramush Haradinaj si kandidat për Kryeministër i koalicionit LDK-AAK-Nisma, e që përbën shumicën në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë burimi i Gazetës Express, brenda Gjykatës Kushtetuese.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















