I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se buxheti i komunës së Prishtinës është reduktuar për 6 milionë euro.
Ahmeti ka reaguar në profilin e tij në facebook duke thënë se këto janë vendime të pabazuara në realitet.
”Në qarkoren buxhetore të vitit 2015, ku qeveria i tregon çdo organizate buxhetore se cilët janë kufijtë e buxhetit të vitit të ardhshëm, buxheti i Komunës së Prishtinës është reduktuar për 6 milionë euro, sepse, sipas tyre në Prishtinë jetojnë 197 mijë banorë”, ka shkruar Ahmeti.
“Duke marrë parasysh vetëm numrin e nxënësve në shkolla dhe numrin e kontrolleve mjekësore nëpër shtëpitë e shëndetit, si dhe numrin e studentëve të UP-së, dihet se ky numër nuk është as afër. Në këto kushte, normale do të ishte që ne të refuzojmë çdo shërbim për personat që nuk mund të dëshmojnë se janë regjistruar në Prishtinë në regjistrimin e fundit të popullatës. Kjo do të shkaktonte kaos dhe ndarje të mëdha Prishtinë – qytete të tjera”, ka thënë më tej Ahmeti. Në fund, ai ka thënë se Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, është nikoqir i gjithë Kosovës dhe këtë e bëjmë me kënaqësi dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me kënaqësi. “Por nuk bën të penalizohemi me vendime të tilla të pabazuara në realitet. Këtë çështje do ta ngrisim menjëherë me qeverinë e re”, ka thënë në fund Ahmeti.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














