Një 52 vjeçare ka rënë nëpranga, pasi së bashku me tre të rinj kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme lekësh në banesën e një shtetase meinicialet N.Z. Policia bën me dije se janë vënë në pranga dy minorenë, 15 dhe 14 vjeç me inicialet K.P., dhe E.T., 19 vjeçari Elton Muça dhe 52 vjeçarja Hajrije Muça, ndërkohë që po punohet për arrestimin e një tjetër personi.
Në njoftimin e policisë thuhet se: “Arrestimi i tyre është bërë sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetases N.Z., ku kanë marrë shumën e parave prej 44.700 euro, 600 dollarë dhe 335.000 lekë. Nga puna e bërë u bë dokumentimi i vjedhjes me dhunë të shtetasit S.C”.















