Lidhur me atentatin ndaj familjes Tahiri, burime nga Prokuroria bëjnë me dije se aktualisht po hetohet pista për shkak të detyrës.
Sipas Prokurorisë, atentatet kanë për motiv ngjarjet e fundit krimninale. Të njëjtat burime shtojnë se janë zbuluar disa numra celulari dhe se ato pritet që të verifikohen.
Duke qëndruar në të njëjtën linjë, pritet që të verifikohet se kush ka aktivizuar tritolin në farmaci.
11:37 – Ja personi që vendosi eksplozivin tek farmacia e Tahirit
Një ditë pas shpërthimeve të fuqishme që tronditi kryeqytetin, është zbuluar fotoja e personit që vendosi eksplozivin tek farmacia e Bashkim Tahirit.
Një person me kapuç në kokë dyshohet se ka vendosur eksplozivin në farmacinë pranë QSUT-së, pronë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Portali Albeu ka publikuar foton ku duket qartë i riu që ka mbuluar kokën dhe ka qëndruar pranë një biçiklete.















