Deputetja demokrate Albana Vokshi deklaroi se shëndetësia e Edi Ramës është sot para akuzës më të rëndë publike. Ajo tha se ka një viktimë, që sipas familjarëve të saj, vjen si pasojë e trajtimit të papërgjegjshëm e korruptiv nga administrata e spitalit publik. “Qytetari Ilir Pojako, ka denoncuar dje publikisht, se bashkëshortja e tij u nda nga jeta, sipas dyshimeve tashmë të përsëritura se trajtohej me një ilac jashtë standardeve, i falsifikuar. Pak kohë më parë, Ilir Pojaku e shprehu shqetësimin e tij edhe në media, se Altuzani që përdorej në komioterapi, nuk ishte origjinal, e nuk po jepte efekte. Ndarja nga jeta e bashkëshortes së tij, një ditë më parë i përforcon edhe më shumë këto dyshime. Futja e ilacveve të falsifikuara në treg, e ka origjinën në modifikimin ligjor që i bëri Ministri i Shëndetësisë tenderit, i nxitur nga interesat e lobeve të farmaceutikës, për të lejuar importin paralel të ilaceve. Kjo ndërhyrje e qeverisë, ka dëmtuar rëndë sigurinë e medikamenteve, dhe ka krijuar hapësira për biznes për klientelën pranë Edi Ramës, në kurriz të shëndetit të qytetarëve”, u shpreh Vokshi, në daljen e saj nga selia blu.
Ajo e cilësoi si kriminale, lejimin e importimit të barnave pa certifikatë sigurie dhe pa informacion për vendin e origjinës. Sipas saj bazuar në një një raport të Food and Drug Administration, Altuzan rezulton të jetë një medikamet i falsifikuar. Deputetja demokrate tha se ky rast u denoncua pak kohë më parë publikisht edhe nga një aktivist i njohur i shoqërisë civile. Vokshi u shpreh se si reagim ndaj qeverisë, të ndjerës, bashkëshortes së Ilir Pojakut iu hoq kempi pas dyshimeve që shprehu në media, ndërsa Arian Galdini kallëzoi në polici kërcënimet që kishte marrë pasi u shpreh në publik për dyshimet e tij. Vokshi e cilësoi si një skemë të mirëfilltë kriminale, e dirigjuar nga klani mafioz që ka kapur shëndetësinë. Ajo tha se Ministria e Shëndetësise dhe Qëndra Kombëtare e Kontrollit të Barnave duhet të përgjigjet se: “Në cilat kushte është kryer transporti i Altuzanit, Herceptines, Mabteres, Velcades? Kujt i janë dorëzuar rekordet e temperaturave? Kush mban pergjegjesi për cilësinë? Edhe sa qytetarë duhet të humbin jetën, që Edi Rama të reagojë”. Vokshi ngriti si pyetje se deri ku shkon etja kriminale për pasurim i klientelës, në kurriz të shëndetit e jetës që qytetarëve, duke thënë se është rasti që Porkuroria të nisë një hetim të plotë e të thellë dhe përgjegjësit e rrjetit kriminal e vrasës, duhet të dalin menjëherë para ligjit.















