Një shqiptar, një grek, një filipinase dhe një indiane janë vënë në pranga gjatë ditës së sotme në Greqi, pasi akuzohen për pornografi online.
Arrestimet janë bërë nga departamenti i krimeve elektronike. Mëngjesin e sotëm gjykata kishte lëshuar urdhër-arrestet që janë ekzekutuar gjatë ditës.
Siç bëhet e ditur, të arrestuarit prej disa kohësh shpërndanin pornografi në rrjet.















