Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Greqi, pasi kishin mbjellë disa parcela me kanabis sativa. Lajmi bëhet i ditur nga media greke.
Sipas tyre, policia e Amfissa, ka hetuar për 1 muaj për të zbuluar parcelën ku ishin mbjellë më shumë se 1300 rrënjë kanabis sativa.
Dy shqiptarët e ndaluar mësohet se janë 35-vjeçar. Policia tha se po heton për bashkëpunëtorë të tyre, pasi është e pamundur që ata ta kenë bërë këtë gjë vetëm.
Fidanët e kanabisit mësohet se ishin nga 37 centimetra deri në 2 metra. Policia ka sekuestruar edhe 800 gram kanabis të tharë dhe 200 gram fara.















