Një 11-vjeçare ka tentuar t’i vjedhë varësen e floririt një shtetaseje suedeze në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të një ditë më parë në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.
E mitura me iniciale B.M., banuese në Levan të Fierit dhe e pa arsimuar, ka tentuar ti vjedhë varësen e floririt, 65-vjeçares suedeze Margareta Bertil Malmberg.
Ngjarja ka ndodhur një ditë para ditëlindjen së suedez. Materialet në ngarkim të së miturës u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.















