• Latest
  • Trending
  • All

Politikat e Jeremy Corbyn janë fantazi si Liza në Botën e Çudirave

04/09/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Politikat e Jeremy Corbyn janë fantazi si Liza në Botën e Çudirave

04/09/2015
in Lajme

Nga Tony Blair, The Guardian

 

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ka një fenomen të ri në politikë ose ndoshta është ringjallja e një fenomeni të vjetër. Por sido që të jetë, është i plotfuqishëm. Dikush më tha një ditë më parë lidhur me Corbyn-maninë: “Thjesht nuk e ke kapur”. Më duhet të pranoj se kanë të drejtë. Nuk e kam kapur, por po përpiqem shumë ta kap, dhe e kam lexuar me kujdes shkrimin e pasionuar të Rosie Fletcher në nderim të Jeremy Corbyn, javën e kaluar tek Observer.

Çështja ‘Corbyn’ është disi pjesë e një trendi. Kështu që Donald Trump udhëheq radhët e kandidatëve republikanë me mijëra njerëz nëpër mitingjet e tij, pavarësisht qortimeve lidhur me gratë dhe meksikanët, ç’ka mund të bënte të mendohej se mund të ishte një gafë e rëndë në një komb ku gjysma e votuesve janë gra dhe latinë, që janë grupet e votuesve me rritjen më të lartë.

Bernie Sanders po i josh demokratët me një platformë që nuk do të marrë më shumë sesa një dorë shtetesh. Fitorja e SNP-së në Skoci pas kolapsit të çmimit të naftës do të thotë se kursi me të cilin ata e këshilluan popullin skocez që të ndiqte vitin e kaluar do ta kishte çuar vendin drejt një traume ekonomike.

Kryeministri grek udhëhoqi sondazhet me një program shpëtimi tejet më të ashpër se ai i qeverisë që ai rrëzoi nga pushteti pikërisht për çështjen e shpëtimit. Marine Le Pen po fiton terren në Francë duke advokuar një nacionalizëm ekstrem të kombinuar me një politikë ekonomike thuajse-socialiste, joshës për biznesin e vogël, kur mund të themi se precedentët historikë për një kombinim të tillë nuk janë edhe aq të volitshëm.

Ka një politikë realiteti paralel që po zhvillohet, në të cilën arsyeja është acarim, prova shpërqendrim, impakti emocional është mbret dhe e vetmja gjë që ka rëndësi është që të ndihesh mirë për të gjithë këtë.

Kështu që kur njerëzit si unë dalin dhe thonë se po të zgjidhni Jeremy Corbyn si udhëheqës do të jetë një shkatërrim elektoral, mbështetësit e tij të rinj dhe entuziastë zgurdullojnë sytë. Neil Kinnock, Gordon Brown dhe unë kemi së bashku rreth 150 vjet anëtarësi në Partinë Laburiste. Ne kemi dallime në disa gjëra të caktuara, por në këtë gjë jemi plotësisht dakord.

A po dëgjon ndokush? S’ka problem. Në fakt është e kundërta. Kjo i bën ata që të kenë më tepër prirje ta mbështesin atë. Është si një drejtues mjeti që hyn në një rrugë të ndaluar, në të cilën udhëtarët nuk kanë kaluar ndonjëherë, dhe tre veteranë të thinjur i thonë: “Mos vazhdo më përpara, kemi qenë shumë herë sa lartë-poshtë kësaj rruge dhe po të paralajmërojmë se bien gurë, ka rrëshqitje dherash, kthesa të rrezikshme dhe humnera”. Dhe shoferi thotë: “Mos më çani kokën, mos më tregoni ç’të bëj! E di unë se ç’bëj”.

Te Liza në Botën e Çudirave ky realitet paralel është i krijuar, kurse këtu jemi ne që qëndrojmë prapa duke parë teksa programi i Corbyn është ekzaktësisht ajo për të cilën ne luftuam dhe humbëm përpara 30 vjetësh, dhe ajo ai.

Në mënyrë aq të dukshme Ed Miliband humbi në maj, jo se qe tepër majtist, por sepse nuk qe tepër asgjë. Kështu që publiku nuk u “frymëzua” dhe votoi për Tory. Kjo është absolutisht e njohur për studentët e së kaluarës së Laburistëve (oops, dola prapë këtu).I kam analizuar të gjitha sondazhet e publikuara dhe provat e target-grupeve lidhur me disfatën e laburistëve, më e fundit prej të cilave ishte ajo që nxori BBC Newsnight dhe ajo e Jon Cruddas. Ato tregojnë të gjitha të njëjtën gjë. Laburistët humbën sepse konsideroheshin anti-business dhe tepër të majta; sepse njerëzit i druheshin Edit në Downing Street me mbështetjen e SNP-së; dhe sepse ai nuk kishte një plan të besueshëm për reduktimin e deficitit. Ata nuk i votuan Tory-t për shkak se menduan se nuk merreshin shumë me masat shtrënguese, por përkundrazi, sepse nuk dukeshin të angazhuar shumë pas vendimeve të vështira ekonomike.

Kjo është prova.

A bën ndonjë dallim për Corbyn-sat kjo? Absolutisht jo.

Nëse je i inatosur për shkurtimet e mirëqenies, atëherë dy gjëra janë të sigurta: ato janë shkurtime ndaj programeve të ndërthurura nga laburistët dhe ne i vendosëm ato vetëm duke qenë në pushtet.

Kështu që është tërësisht jologjike t’i kundërshtosh ato pa e kuptuar se cila është rruga më e mirë për t’u kthyer në pushtet, duke qenë se në opozitë ne s’mund të bëjmë asgjë.

Dikush tjetër më tha: “Nëse po shkruan sërish diçka, mos e përflit çështjen e fitimit të zgjedhjeve; ajo i fyen me të vërtetë ata”. Do të ishte e lezetshme po të mos ishte tragjike.

Shpjegimi i këtij realiteti paralel është diçka që duhet bërë me ndjenjat e njerëzve të fuqizuara nga aftësia e tyre për “të luftuar” kundër “sistemit”, mënyrat tradicionale të të menduarit politik me të gjitha kompromiset e saj, vendimet e vështira dhe rritjet graduale. Është qartësia e opozitës me zë të kthjellët që i përgjigjet pyetjes: “Çfarë do të bënim ne po të ishim në qeveri?”.

Është një revolucion, por i mbyllur hermetikisht brenda një flluske – tejet e largët nga realiteti. Ata që janë brenda flluskës ndihen mirë për atë se çfarë po bëjnë. Ata po i bëjnë të gjitha këto me autoritetin që të ndihet mllefi dhe fuqia e tyre. Ka një ndjesi ndryshimi të vërtetë sepse, sigurisht, impakti i politikave është vërtet real. Partia Laburiste është tani një parti politike plotësisht e ndryshuar brenda harkut të tre muajve.

Sidoqoftë, kjo nuk e ndryshon realitetin “real”. Ajo mundëson një strehim prej saj. Sepse Trump dhe Sanders nuk do të bëhen presidentë; Skocia votoi Jo dhe sikur të votojë Po në të ardhmen, dhimbja e ndarjes për të gjithë ne do të jetë e mprehtë; Syriza mund të fitojë, por vetëm duke e ndryshuar realitetin; dhe Jeremy Corbyn nuk do të jetë kryeministri i Britanisë së Madhe. Dhe Le Peni, presidente e Francës? Le të shpresojmë që të mos ndodhë, sepse ajo përplasje me realitetin “real” do të ishte brutale për të gjithë Europën.

Por njerëz si puna ime, kanë shumë gjëra me se të merren. Ne nuk e kuptojmë ende siç duhet këtë. Çështja është të ndryshojmë një institucion politik, në mbrojtje të të cilit kemi kaluar gjithë jetën. Por kjo është pjesë e diçkaje më të madhe në politikë.

Meqë ka një valë të gjerë ndjesish kundër pandershmërisë së globalizimit, kundër elitave, kundër vendimmarrjes inefikase në një botë joperfekte, ajo e bind veten se ka monopolin e autenticitetit.

Kështu që pyetja është: ç’do të bëhet? Do të kemi një qasje frontale me të, apo do të përpiqemi të ndërtojmë një urë ndërmjet dy realiteteve?

Nuk e di. Por përgjigjja do ta shqetësojë Partinë Laburiste në vitet e ardhshme, gjithnjë nëse lejohet hapësira për të eksperimentuar.

Previous Post

Britania ndryshon qëndrim: Do të presë mijëra sirianë

Next Post

Plagosi 4 persona në komisariatin e Laçit. Arrestohet deputeti i PS-së

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post
Deputeti i PS, Armando Prenga, duke dale nga nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Larte, ku eshte rrezuar kerkesa e deputeteve Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, qe te mos merret si prove video e xhiruar nga kamerat e sigurise se Parlamentit, ne lidhje me dhunen e ushtruar ndaj deputetit Gent Strazimiri ne parlament./r/n/r/nLawmaker, Armando Prenga, during a hearing in the High Court, where Pjerin Ndreu and Arben Ndoka put under accusation for stroke because of duty, in relation to violence against MP Gent Strazimiri in parliament.

Plagosi 4 persona në komisariatin e Laçit. Arrestohet deputeti i PS-së

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.