“Po pranojmë dhe do vazhdojmë të presim mijëra sirianë. Presim refugjatë, por nuk është zgjidhje që të hapim kufijtë. Shifrat e pranimit të refugjatëve po i rishikojmë”- tha kryeministri britanik
Mijëra refugjatë sirianë do të vendosen në Britani të Mdhe. Deklarata vjen nga kryeministri Britanik Djvid Kamerun, icili tha se Britania e Madhe po pranon dhe do vazhdojë të presë mijëra sirianë.
“Po pranojmë dhe do vazhdojmë të presim mijëra sirianë. Presim refugjatë, por nuk është zgjidhje që të hapim kufijtë. Shifrat e pranimit të refugjatëve po i rishikojmë”- tha kryeministri britanik, i cili shtoi se duhet gjetur një zgjidhje gjithëpërfshirëse. “Duhet të zgjidhet çdo pjesë e këtij problemi”-u shpreh ai.
Sipas tij refugjatët pritet të vijnë nga kampet e OKB-së në kufi me Sirinë, dhe jo nga pupujt në zemër të Evropës.
Ky ndryshim i qëndrimit të Britanisë së Madhe vjen pas krizës së refugjatëve që ka përfshirë Europën dhe thirrjeve të vazhdueshme për të bashkëpunuar për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje.
Britania iu ka dhënë azil deri tani rreth 5 mijë sirianëve”, tha Cameron, i cili më herët deklaroi se nuk do pranojë më emigrantë.
Thirrjet që Britania të pranonte më shumë refugjatë erdhën pas publikimit të trupit të djalit tre vjeçar sirian të mbytur në brigjet turke.
Kameron tha të enjten se si baba ai ishte “prekur thellë” nga imazhi i vogëlushit, por ai ka argumentuar se nuk është e thjeshtë që të pranonte shumë njerëz.
Por tani duket se qëndrimi i tij është zhvendosur mes presionit nga figura publike dhe politike, duke përfshirë emra të njohur të opozitës në vend dhe të shoqërisë civile, si arqipeshkvi i Kanterbërit, të cilët i kërkuan Londrës të bëjë më shumë. Entela Muçelli
















