Sipas policisë, sot po ashtu është kryer një aksioni policor orët e mëngjesit në gjashtë lokacione në Prishinë dhe janë arrestuar tre persona, raporton lajmi.net
“Sot në orët e mëngjesit në një aksion kemi bërë kontrollin e 6 lokacioneve në Prishtinë ku janë arrestuar tre persona. Ata me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa dy të tjerë të dyshuar nuk kemi arritur ti arrestojmë pasi nuk kanë qenë në lokacionet e kontrolluara”, tha ai.
Këta persona, sipas tij, kanë vepruar si grup kriminal dhe kanë vjedhur vetura e gjëra të ndryshme nëpër shtëpi. Ai ka thënë se ky grup veturat e vjedhura i përdor për të kryer aksione tjera të vjedhjes.
Per rastin e dytë për trafikim me qenie njerëzore, Daut Hoxha ka thënë se në rajonit e Gjakovës janë arrestuar 5 persona të dyshuar për marrje detyrim dhe shfrytëzim të prostitucionit, ndërsa në aksionin e në rajonin e Mitrovicës është arrestuar një person komunitetit romë për detyrim të martesës.


























