Çfarë keni parashikuar më parë dhe sa të sakta kanë qenë parashikimet tuaja?
Parashikimet e mia janë të hershme dhe rezultatet janë më se të sakta, do më duhej një ditë e tërë për t’i treguar. Po tregoj disa prej ngjarjeve që kanë bërë më shumë bujë dhe më shumë dëme në njerëz dhe materiale.
Në 1985- përmbytje. Lajmërova Kryetarin e kooperativës
1- 3.11.2005- përmbytje masive pas daljes së Vjosës, lajmërova Fatos Bejën
2.02.2007- paralajmërim për det të keq, Ngel vapori në Durrës
10.6.2007- parashikim për ardhjen e Xhorxh Bushit Shqipëri. Ndërkohë që të gjitha mediet e jepnin me shi, parashikimi im ishte për kohë të mirë, ashtu edhe siç ndodhi.
7.12.2010- përmbytje masive.
2014- 2015- bëra kalendar meteorologjik, ku parashikova shi me intensitet të lartë, lajmërim që e bëra edhe në mediat lokale,, Fier
17- 20.11.2014- përmbytje në Laç, 3 viktima
Tërmetet që kam parashikuar
Tërmeti i parë i lajmëruar në studion e Z.Lirë, me epiqendër në Korçë, ishte 4.5 ballë. U ndje edhe në Tiranë, madje parlamentarët dolën jashtë salle.
Rasti i rrallë- në 55 ditë kanë rënë 10 tërmete, Itali, Greqi, Mal të Zi etj.
Kam gjetur tërmete në Indonezi, Kinë, Itali, Maqedoni, Greqi etj.
Cili është parashikimi i moti në Shqipëri, për këto kohë?
Më poshtë po sjell disa parashikimet e mia sesi do të jetë moti deri në fund të muajit nëntor.
26- 31 tetor- moti i paqëndrueshëm
1- 2 nëntor- shi lokal
3- 5 nëntor- kohë e mirë
14-18- do të jetë mot me shi
19- 20- do të ketë shi lokal dhe mjegull
20- 24- mot me vranësira dhe shi lokal
24-30- reshje dhe me interval të shkurtër përmirësimi
25- 27- lëkundje tërmeti
Ku do të bjerë tërmeti i fund nëntorit?
Në Gjirokastër –Janinë. Do të jetë i ngjashëm me tërmetin e kaluar.






















