Ndërkohë që nuk është e njëjta tendencë për marrjen e një kredie për banesa, pasi huaja u ul në 2% nga 11 % që ishte në tremujorin e dytë.
Sipas ekspertëve të bankave standardet e kredisë së akorduar individëve do të lehtësohen më tej në tremujorin e katërt të vitit 2016, si për kreditë për blerje banese ashtu edhe për financim konsumi. Rritja e kërkesës së individëve për kredi në tremujorin e tretë të vitit 2016 është nxitur nga disa faktorë, si përmirësimi i kushteve të kreditimit, rritja e nevojës për financimin e konsumit si dhe për financimin e blerjes së banesës.























