Menjëherë pas bërjes publike të rastit të dhunimit të 33 vjeçarit pasi goditi makinën e shefit, sot janë marrë masa në radhët e uniformave blu.
Lidhur me këtë çështje sensitive, në orët e para të ditës është përjashtuar nëndrejtori i policisë së Korçës, Arben Hyseni si dhe dy efektivët që dhunuan.
Efektivët e përjashtuar janë Nevzat Blushi dhe Robert Memeli. Dy policët dhunuan33 vjeçarin Tomi Misha në prani të nëndrejtorit. Ndërkaq, SHKB vijon hetimin për rastin e dhunës në Korçë.
















