Vetëm tre muaj nga edicioni i radhës i Eurovision Song Contest 2015, Shqipëria ndryshon këngën me të cilën do të përfaqësohet. Nuk do të jetë më kënga fituese e festivalit të fundvitit në RTSH “Diell”, ajo që do të këndohet nga Elhaida Dani në skenën e kompeticionit europian, por një tjetër këngë. Këtë fakt e konfirmon vetë Elhaida Dani e cila në profilin e saj në Instagram shprehet se mendon se është korrekte që të lajmërojë personalisht një vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me pjesëmarrjen në Eurosong. Elhaida shkruan, “Autori i këngës “Diell”, për arsye personale dhe të pandryshueshme, ka vendosur të tërheqë këngën e kompozuar prej tij dhe për fat të keq do të jetë e pamundur të këndohet nga unë në Eurovision Song Contest 2015”. Këngëtarja shton më tej se sipas vendimit të tij dhe në dakordësi me ekipin e RTSH, Shqipëria do të përfaqësohet në Vjenë me një këngë të re. “Unë do të punoj shumë për të siguruar prezantimin e një kënge të përshtatshme për prestigjin e ngjarjes dhe për ta bërë Shqipërinë që të arrijë një rezultat të respektuar në konkurs. Informacione mbi këngën e re do të vijnë së shpejti”, shkruan më tej Elhaida.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















