Pranvera e këtyre ditëve të fundit të dhjetorit i ka dhënë një tjetër nur metropolit të zbukuruar shumëngjyrësh. Ditët fillojë zhurmshëm dhe përfundojnë po të tilla nëpër të gjitha studiot e tv, të cilët rëndin për të kapur lajmin, ngritur pyetje, e për të dhënë përgjigje, shpesh edhe si për të ngatërruar mendjet njerëzore më “teori konspiracioni”, për të gjetur ujkun kur gjurmët kishin kohë që shëtisnin nëpër të gjitha rrugët e qytetit, duke trokitur e dukë u fshehur në çdo vatër shqiptarë. Duhej vetëm një shenjë, një zhurmë dhe gjithçka do të zgjohej dukë ulëritur me thirrjet therëse që trembin të madh e të vogël.
Ky ishte realiteti që fshihte pas njëmijë të pathëna. Por padyshim më së shumti të njohura nga gjithë pjesa akademike, studentët dhe vetë politikëbërësit që sot falënderojnë ironikisht studentët, që u hapën sytë për të parë të vërtetat dhe realitetin e mbytur, që ka pak gjasa për t’u shpëtuar.
Kush bën sikur nuk di që arsimi ka 28 vite që lëngon është dashakeqës, ose në rastin më të mirë i verbër dhe i shurdhët. Ka 28 vite që eksperimentohet më reforma të njëpasnjëshme, të dështuara që në lindje dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësinë minimale, sepse për faje as që bëhet fjalë, megjithëse dukë i vënë shkelmin arsimit i kë bërë gropën vetë kombit.
Çdo parti që ka ardhur në pushtet dhe çdo ministër që ka drejtuar këtë tempull të dijes (sepse kështu duhej të ishte), ka nxituar të vendosë dekorata për risitë në zhvillimin e arsimit dhe shkencës, dukë filluar që nga ndryshimi i shpeshtë i programeve, alter-teksteve mësimore, i ndryshimit të drejtuesve, duke rrekur gjithë dynjanë për drejtues gjoja më mërita profesioniste, të zgjedhur me konkurse dhe jashtë bindjeve partiake. Dhe ky cikël është përsëritur pa pushim, në gjithë këta vite dhe arsimi si çdo vatër dhe qelizë tjetër e kësaj shoqërie, u pushtua dhunshëm nga partitë, të cilët i kishin si njësi militantësh dhe tribuna për të siguruar vota dhe për të diktuar dhe shantazhuar të madh dhe të vogël.
Natyrisht në periudha afatshkurtra gjithë pushtetarët janë të velur nga frytet që marrin nga këto cuazi reforma në arsim, por dardha e ka bishtin mbrapa. Dhe vjen një ditë kur megalomania nuk i fsheh dot të gjitha të vërtetat, kur populizmi nuk të shërben më, sepse kur ato dalin në dritë nuk ka dritë tjetër, madje as ndriçimi i poçeve festive që të mund të mbulojë të keqen që po ulërit në grahmat e fundit.
Reforma në arsimin e lartë, ka qenë kali i betejës për çdo maxhorancë dhe për maxhorancën aktualë është vlera më e madhe, mburrja së kjo që po ndodhtë ishte hera e parë në arsimin e lartë, që do të ndryshonte thellësisht vetë sistemin.
Në fakt, ligji për arsimin e lartë ka qenë që në krye të herës, ligji më i debatuar dhe më i kundërshtuar nga gjithë aktorët dhe faktorët, por asnjë vërejtje nuk u dëgjua, asnjë germë nuk iu ndryshua këtij ligji, sepse ekspertët e huaj që punuan për të u serviren si personalitete, të cilët nuk mund të kundërshtoheshin. Më gjithë respektin për profilin e tyre profesional, dua të them së ekspertiza e tyre ishte një mentalitet dhe një filozofi që vinte nga një realitet krejt tjetër më realitetin tonë, më së shumti i panjohur për ta, ishte si të injektoje një ilaç të mirë, por në një trup të gabuar dhe për këtë arsye nuk mund të funksiononte. Të gjithë në që jemi pjesë e këtij sistemi, ndeshim përditë vështirësi, ngërçe e vakume, që burojnë nga vetë ligji, për të mos përmendur këtu mos nxjerrjen edhe sot e kësaj ditë të kuadrit të plotë nënligjor, megjithëse janë tejkaluar të gjitha afatet ligjorë.
Mungesa e investimeve për të siguruar kushte minimalë studentëve, apo sigurimi i kartës studentore, tarifat e studimit, janë shumë të rëndësishme për vetë procesin e të nxënit, por janë vetëm njëra anë e problemit. Sot arsimi i lartë( nuk dua të përmend kërkimin shkencor, sepse më duket një perspektivë akoma e pashkelur), është në ditët më të këqija, sepse është cenuar rëndë cilësia, thelbi, të cilat nuk mund të zgjidhën as më masa gjysmakë dhe as më dialogët e munguara. Keqadministrimi, përdorimi jo efiçent i fondeve, shpesh mungesa e tyre, shpërdorimi deri në veprime abuzivë dhe korruptive, i dhanë shenjat e para sapo ligji hyri në fuqi, por askujt nuk iu shqetësua gjumi dhe rehatia. Ato ishin kambanat e para paralajmëruese për gjithë drejtuesit e këtyre institucioneve dhe vetë ministrinë përgjegjëse.
Përgjigjja e përsëritur e pyetjeve tona për çdo kontestim të këtij ligji; se duhet kohë për të kuptuar efektet e vërteta të tij; besoj së tashmë i ka ardhur koha, për të bërë analiza dhe për të nxjerrë përgjegjësitë. Këto janë efektet e paefektshme, të cilat nxorën në dritë një realitet të dështuar, një mungesë të theksuar koordinimi dhe llogaridhënie, transparence, e përgjegjshmërie e përgjegjësie.
Nuk mjafton një shkrim, si një reflektim i ngjarjeve të ditëve të fundit për të treguar problemet e arsimit të lartë, ato që lidhën më të drejtat dhe detyrimet e studentëve nga njëra anë dhe profesionalizmin dhe cilësinë e munguar të stafeve akademike nga ana tjetër. Ka kaq shumë për të thënë, e për të bërë, sepse e tillë është sëmundja kancerogjene nga e cila vuan sot arsimi në përgjithësi dhe arsimi i lartë në veçanti, më tentakula të shtrira gjithandej dhe për këtë arsye kërkohet një ndërhyrje operacionale thellësisht rrënjësorë, për t’u marrë më shkakun dhe jo pasojën.
Ndërkohë që problemet janë aty dhe presin për zgjidhje, ajo që më shqetëson sot, është përballja e tyre më arrogancën dhe mungesën e transparencës, si dy elemente shumë të rëndësishëm të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Arroganca për të bërë atë që dua unë dhe ashtu siç dua unë, monologët e pafund në diskurset e pashterura, funksionimi i shtetit në mënyrë virtualë, më hidh e prit ironi e sarkazëm nëpër rrjete sociale, kanë krijuar dy realitete shqiptare larg njëri-tjetrit; atë të vërtetin që politikanët tanë (të cilëve u kemi deleguar përfaqësimin) fatkeqësisht nuk e njohin dhe as që duan ta njohin, madje kur e dëgjojnë çuditen; dhe realitetin dixhital, që duan ta besojnë dhe që ekziston vetëm nëpër mendjet e tyre.
Më vjen keq ta pohoj, por edhe pas 28 vitesh në demokraci, ky nuk është shteti që në ëndërruam, nuk është realiteti që kemi zgjedhur për të jetuar jetët tona, të paktën deri tani, nuk është e ardhmja që u duhet fëmijëve tanë.
Dua ta mbyll më një thënie të mençur të një njeriu të moçëm: Nëse do të bësh plane për 100 vjet; mbill arsimin ( Konfuci)….E di që është pak si shumë për pushtetarët tanë të mendojnë në mënyrë kaq vizionarë, por të paktën kur mbillni shkurre mos na e shisni për palma, sepse ndërgjegjja qytetare dhe reagimi sapo është zgjuar, mos luani më to!
Ju lutëm, veproni sot, nuk ka asgjë më të rëndësishme se dija, nuk ka kohë për nesër, na pengoni të bëjmë gati valixhet, është vendi ynë dhe i të parëve tanë dhe që duam vërtet ta trashëgojmë.
Prof.Asc.Dr.Rezana Konomi
















