• Latest
  • Trending
  • All

Peisazhistët më të mirë shqiptarë, sjellin “Plein air” te Muzeu Historik

06/12/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Peisazhistët më të mirë shqiptarë, sjellin “Plein air” te Muzeu Historik

06/12/2016
in Kulture

Nga Anxhela Ferra

Artistët e “Plein Air” kanë prezantuar 60 vepra, piktura të cilat tregojnë peisazhin e Shqipërisë. Janë një kujtesë e disa prej vendeve më të bukura e shpesh herë të paprekura nga pena e piktorëve. 12 peisazhistët më të mirë të Shqipërisë çelën të premten ekspozitën “Plein Air 2”, me qëllim prezantimin e tablove me peisazhin shqiptar. Ekspozita është e hapur për publikun në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

“Plein Air” prezantohet për publikun pas edicionit të parë të prezantuar në vitin 2015 nga të njëjtët piktorë. Ata janë ndër emrat më të famshëm në botën e artit, Kujtim Buza, Qamil Prizreni, Buron Kaceli, Xheneta Kadillari, Nikolin Ivanaj, Pashk Përvathi, Sadik Kasa, Sefedin Stafa, Agron Polovina, Agron Dine, Arsen Kurti dhe Vangjo Vasili. Janë artistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe kjo shpërndarje gjeografike i ka bërë mirë edhe zgjerimit të motiveve të ekspozitës.

Një ekspozitë, e cila të bën të ndjehesh një me natyrën, ajo është e paprekur, larg metropoleve të zhurmshme. Piktura që mishërojnë emocione, ngjyra, e dinamikë qetësuese.

Kuratori i ekspozitës, piktori Pashk Përvathi në një intervistë për dritare.net, tregon mbi ekspozitën edhe artistët.

15387550_10206828853314847_1914411939_o

Dritare.net– Si lindi ideja deri në grupimin e 12 peisazhistëve më të mirë në Shqipëri?

Pashk Përvathi- Prej kohesh më rrinte në mendje ideja për të pasur një organizim në grup të peisazhistëve më të njohur të vendit. Nuk u mendova dy herë por i telefonova piktorit të njohur peisazhist Sadik Kasës për t’i propozuar idenë time. Atij i pëlqeu shumë.

Në ditët që pasuan solla në mendje emra të sprovuar, pika të statutit të ri dhe emrin për të pagëzuar grupimin tonë të ri. Takimin përmbyllës bashkë me Sadikun  e bëmë në studion e piktorit Buron Kaceli. Edhe Buroni e kishte përqafuar idenë tonë për grupimin. Të tre sëbashku propozuam emra për ta finalizuar në numrin 12 të anëtarëve pjesëmarrës. Edhe propozimi im për emrin “Plein Air”, pati miratim të menjëhershëm. Avokati Margit Haxhihyseni përgatiti materialin dhe mbas disa ditësh ishim të regjistruar edhe në gjykatë si grupimi “Plein Air”. Në fillim të muajit maj, bëmë mbledhjen e parë të grupit duke zgjedhur Kujtim Buzen President nderi, Buron Kacelin kryetar te grupimit dhe mua në detyrën e sekretarit. Nga kjo ditë mori rrugëtimin e tij grupimi i ri Plein Air me peisazhistët më të njohur të vendit.

Dritare.net– Është grupi i hapur për peisazhistët aspirantë dhe çfarë cilësish duhet të kenë ata për tu bërë pjesë e 12 piktorëve më të mirë për sa i përket zhanrit të pesazhit?

Pashk Përvathi- Grupi ynë nuk është i mbyllur. Përkundrazi unë mendoj se do të ketë edhe emra të tjerë në vitet e ardhshme. Ne kemi një pikë të statutit që kërkon për pranimet e reja të gjitha votat e anëtareve pjesëmarrës. Unë mendoj se do të ketë peisazhistë që do t’i marrin të gjitha këto vota miratuese për anëtar të grupimit tonë.

Dritare.net– Përsë quheni “Artistët e Plein Air”?

Pashk Përvathi- Termi “Plein Air” vjen nga impresionistët francez dhe nga shkolla e Barbizonit. Të pikturosh në qiell të hapur dhe ajër të bollshëm. Në vitin 1860 Klod Mane, Pisaro, Sislei e të tjerë, pikturonin në natyre impresione të mëngjesit, ditës me diell dhe të mbremjes. Klod Mane për të fiksuar një moment të ditës pikturonte të njëjtin motiv deri në 60 seanca.  Këtu shënohet dhe ndarja nga romatizmi dhe fillimi i impresionizmit.

Në Shqipëri kemi eksperiencën e Vangjush Mios , një impresionist që pikturonte në plein air. Edhe ne duam ta respektojme këtë vlerë dhe metodë krijuese që vazhdon të mbetet e dashur për publikun artdashës. Sot plenerizmi ka marre një zhvillim të madh veçanërisht në SHBA.

Dritare.net– Cilat janë disa prej qyteteve të Shqipërisë që janë hedhur në telajo?

Pashk Përvathi- Dy vitet e fundit kemi pasur një aktivitet të ngjeshur krijues. Këtu duhet përmendur Instituti i Librit dhe Promocionit që ka organizuar 40 koloni artistike në trevat shqiptare, brenda dhe jashtë Shqiperisë. Edhe anëtarët e  grupit “Plein Air” kanë marrë pjesë në këto koloni  duke pasqyruar në tablotë e tyre viset më të bukura shqiptare. Në telajot e tyre është e gjithë Shqipëria nga Veriu në Jug.

Dritare.net– Çfarë ndryshon nga Plein Air i një viti më parë, me Plein Air 2?

Pashk Përvathi- Plein Air i sivjetshëm ka ndryshuar nga viti i kaluar cilesine. Kjo është një ekspozite më e plotë dhe me kualitet më të lartë. Piktorët pjesëmarrës janë miq me njëri-tjetrin, por njëherazi edhe në një garë të “heshtur”. Kjo i ka bërë mirë cilësisë së ekspozitës. Edhe paspartimi në korniza ka qenë më mire se vitin e kaluar. Përveç saj është botuar një katalog luksoz me të gjitha punimet e ekspozitës, si një kartvizitë e mirë jona.

Dritare.net– A mendoni se do të jetë jetëgjatë metoda krijuese e  “Plein Air”?

Pashk Përvathi- Këtu unë nuk kam as dyshimin më të vogël për jetëgjatësinë e kësaj metode krijuese. E them këtë sepse kanë kaluar 150 vjet nga krijimet e para dhe akoma vazhdon të krijohet në ritme të larta sipas kësaj metode, ndërkohë që kanë lindur rryma të tjera artistike që me kalimin e viteve janë harruar ose  përdoren shumë pak.  Plenerizmi ka adhurues  dhe konsumatorë të shumtë që janë garancia e jetëgjatësisë së tij. Eshte art që konsumohet.

Dritare.net– Do të mbeteni vetëm në ekspoziten vjetore apo do ta zgjeroni aktivitetin e “Plein Air”?

Pashk Përvathi- Aktiviteti ynë nuk do mbetet vetëm në ekspozitën vjetore të fundvitit. Ne po mendojmë për një ekspozitë të përhershme në pranverë dhe ekspozita shëtitëse në qytete të ndryshme të vendit. Na janë bërë oferta edhe per ekspozime jashtë vendit të cilat po i mendojmë dhe do të vendosim bashkarisht me anëtaret e grupimit./ dritare.net

Tags: edi rama
Previous Post

Tiranë, nga 12 dhjetori nis diferencimi i mbetjeve. Gjoba për ata që hedhin mbetjet nga ballkoni, i lënë në shkallë apo ashensor

Next Post

Dhuna në familje, urdhri i mbrojtjes mbërrin në Bashki 4 muaj pas vendimit

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Dhuna në familje, urdhri i mbrojtjes mbërrin në Bashki 4 muaj pas vendimit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.