Vangjel Dule deklaron largimin nga koalicioni qeveritar në se do të votohet në Kuvend varjanti i miratuar nga qeveria.
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të nisë protestat kundër qeverisë në se do të votohet në Kuvend Reforma Teritoriale e miratuar dje nga Këshilli i Ministrave. Kryetari i PDNJ-së, Vangjel Dule, tha se në se nuk do të ndryshojë ky variant i miratuar dje nga qeveria atëherë PBDNJ do të dalë nga koalicioni djhe do të nisë protestat. Në një intervistë për News 24, Dule përsëriti pretendimet e partisë që drejton dhe kundërshtitë e kësaj partie lidhur me bashkimin e Himarës me Varnishtin. Ai tha se PBDNJ është në përpjekej për të arritur consensus deri në minutëne fundit por në se nuk arrihet atëherë PBDNJ do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Evropës dhe Bashkimit të Evropian.
I pyetur në se PBDNJ do të largohet nga koalcioni qeveritar në se nuk arrihet consensus, Dule u shpreh: “Na zbojnë nga koalicioni nëse votohet ky variant që cënon anën tonë ekzistencialiste. Nuk operojmë me kushte por me arsyen, nacionalitetin, frymën dhe gërmën e realiteteve evropiane. Në qoftë se do imponohet kjo zgjidhje do e kundërshtojmë. Do arrijmë në Gjykatën Kushtetuese edhe organizmat ndërkombëtar. Kjo padrejtësi do vihet në vend nga ndërkombëtarët”, tha Dule.
Kreu i PBDNJ tha se po komunikon me të gjithë spektrin politik, me kolegë deputetë për ti bindur se kjo reform nuk duhet të votohet në Kuvend. Sa I përket protestave, Dule tha se do të organizohen në komunitete locale, pasi nuk bëhet fjalë për qeverisjen kombëtare por qeverisje lokale.
Një ditë më parë, Këshilli I Ministrave miratoi varjantin e përzgjehdur për reformën Teritoriale, pikërisht këtë version të ciline kundërshton PBDNJ. Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, tha se drafti u miratua dhe do ti kalojë kuvendit për votim.
















