Treshja LDK-AAK-Nisma me asnjë çmim nuk do të pranojnë të jenë pjesë e një qeverie në të cilën do të ishte edhe PDK-ja e Hashim Thaçit. Por, qëndrim të prerë në këtë çështje ka edhe Lëvizja Vetëvendosje, shkruan “Tribuna”.
Treshja po konsideron se i ka numrat e nevojshme për të qeverisur me vendin dhe nuk ka nevojë për një qeveri gjithëpërfshirëse. Këmbëngulje për të qeverisur me vendin edhe për një mandat po bën edhe PDK si fituese e zgjedhjeve nacionale.
Insistimi i të dy blloqeve se kanë të drejtë ta formojnë qeverinë po e [ojnë vendin drejt një krize të thellë politike, e cila mund të [ojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Partnerët ndërkombëtarë nuk kanë ndërhyrë deri më tash, por kanë sugjeruar që qeveria të krijohet sa më shpejt dhe të ketë një shumicë të fuqishme, shkruan gazeta.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















