Ministria e Financave ka bërë shkelje të Ligjit të prokurimit kur e ka rekomanduar për kontratë me vlerë 2milionë euro konsorciumin “News & Mapart”.
Shkeljet e ligjit i ka konfirmuar Organi Shqyrtues i Prokurimit, i cili ka vendosur që procesi i tenderimit të kthehet në rivlerësim.
Konsorciumi “News & Mapart” është rekomanduar për kontratë nga Ministria e Financave në tenderin për “Shërbimet e vlerësimeve të pronave të paluajtshme në sferën e shpronësimit dhe këmbimit, sipas kërkesave dhe nevojave të AK-së.”, shkruan “K. ditore”.
Vlera e përafërt e kontratës bazuar në ofertën e kësaj kompanie kishte qenë rreth 2 milionë e 29 mijë euro. Personi kontaktues i kompanisë “News Istogu” është Fisnik Loshi, kurse kompania “Mapart” është nga Turqia.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















