Varianti final i hartës së reformës administrativo-territoriale të Shqipërisë i miratuar dje në Komisionin parlamentar është cilësuar si i papranueshëm nga PBDNJ.
Në një deklaratë për mediat, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule tha se me ndarjen e re po tentohet të shkelen të drejta themelore dhe po trazohen me qëllime të mbrapshta historike.
“Me ndarjen e re po tentohet të shkelen të drejta themelore dhe po trazohen me qëllime të mbrapshta historike, dhe të krijohen probleme aty ku nuk ka. Nëse ky do të jetë produkti përfundimtar do të jetë e pavotueshnmme dhe e papranueshme” tha Dule i cili i bëri thirrje kryeminsitrit të mos privojë këtë reformë nga standardet dhe fryma europiane.















