Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj sqaroi sërish sot skemën e re të pensioneve. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonimisë, Veliaj u shpreh se parashikimi i rritjes së pensioneve do të jetë për ata që janë aktualisht në skemën e pensioneve, por edhe në rastet kur paguhen më shumë kontribute te sigurimet shoqërore duke krijuar barazi sociale.
Ministri sqaroi se kush ka një pagë të lartë do të taksohet më shumë, kjo duke u bazuar tek taksa progresive.
“Çdo njeri ka një histori personale me vite të shpërndara në punë të ndryshme dhe formula e re që do të përdoret është e aplikueshme në 28 vende të Bashkimit Europian dhe sigurisht do të paguhet më shumë kur njeriu shkon në punë dhe jo kur merr raport. Të inkurajojmë formulën e re që edhe ata që të jenë më raport të paguhen, edhe ata që punojnë të paguhen më shumë dhe në bazë të rrogës të kemi dhe pensionin në fund, sa më shumë vite aq më shumë pension, pa ndërhyrë me taksa duke mos çuar dëm asnjë ditë punë as një vit, sic mund të bëhej me formulën e vjetër që edhe pse mund të kishe më shumë vite pune, merrje një pension të përcaktuar”, nënvizoi Veliaj.