Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Hënë, 1 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Vendimi i ALUIZNI, afati i legalizimeve, sa rritet pagesa e truallit”. Tituj të tjerë janë; “Veliaj: Do rrisim pagën minimale”. “Ristani fiton garën me Selamin dhe Alibeaj, zbardhen emrat e rinj të Kryesisë së PD”. “Anketat, gjyqtarët, problem ndërhyrjet politike”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Emrat e rinj në PD. Nënkryetarë Paloka dhe Edi Spaho”. Tituj të tjerë janë; “E vërteta e oficerit amerikan në krah të Enverit kur hynë në Tiranë në ‘44-ën”. “Malltezi: Ja fotot, drejtori i antikorrupsionit, prapë pa targa”. “Mjekët dhe infermierët, dalin datat për provimin e shtetit”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor; “Berisha rrëmben kupolën e PD. Lista e plotë, kryesia, departamentet dhe sekretariatet”. Tituj të tjerë janë; “Projektligji, mashtrimet me kasat, kontroll online për bizneset”. “Haxhi Gjika: Nuk duam tram, por varka për të dalë nga shtëpia”. “Durrës, gjobiti makinën, dhunohet polici”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Ekipi i ri i PD, Basha hedh për votim në Këshill “Listën Berisha”. Vetëm 4 nga 31 drejtuesit që u zgjodhën dje janë emra të rinj”. Tituj të tjerë janë; “Çmimi i naftës bie 40% në bursa, në Shqipëri vetëm 7%”. “Vlorë, grabitësit e maskuar si policë terrorizojnë një familje”. “Veliaj: Nga 81.352 vendet e punës, 1/3 janë të reja, vitin tjetër rrisim pagën minimale”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Shpërblehet Ristani, zgjidhet nr.2 i PD”. Tituj të tjerë janë; “Vrasja e vjehrrit të Imamit të Lushnjes, burg përjetë autorit”. “Qeveria, draft për rritjen e pagës minimale”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...





















