Arrestohet avokati Bashkim Hoxha i akuzuar se për disa ditë me rradhë ka kërcenuar kryeministrin Edi Rama.
Burime policore thanë se avokati ka dërguar mesazhe kërcenuese në telefonin e kreut të qeverisë në orare të ndryshme.
Ndalimi i Hoxhës është bërë në banesën e tij ndërsa ai do të dalë të martën para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.
Nuk dihen detaje për natyrën e kërcënimeve dhe motivet që shtynë avokatin në këtë akt.
Bashkim Hoxha është një ndër avokatët që kanë mbrojtur për pak kohë Dritan Dajtin.
















