Burime të sigurta brenda LDK-së, kanë thënë për gazetën “Bota sot” se nuk është arritë asnjë marrëveshje mes koalicionit PDK-LDK për ndarjen e ministrive, ashtu siç po flitet në media të ndryshme vendore.
Sipas këtyre burimeve, deri tash nuk është realizuar asnjë marrëveshje e tillë, edhe pse janë duke negociuar.
Në media është përfolur se, LDK-ja do të marr Kryeministrin dhe të gjitha ministritë ekonomike, kurse PDK-ja ministritë që kanë të bëjnë me sigurinë dhe drejtësinë, si dhe atë të Arsimit.
Për këtë çështje sot në ora 12:00 fillon takimi i ri, ku pritet që të finalizohet marrëveshja. Burimet thonë se nëse nuk ndodh sot, më së largu deri në fund të javës do të konkretizohet një marrëveshje e tillë.
















