Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Mërkurë, 7 Janar 2015. Gazeta “Panorama” hapet me titullin kryesor, “Pranga policit, atentati, zbardhet dëshmia e Shullazit”. Tituj të tjerë janë; “Xhelil Gjoni rrëfen për nëntorin e 90-ës: Ndryshimi erdhi nga brenda sistemit”. “Ahmetaj kthehet djathtas, të gjitha shërbimet te privati”. “Aluizni, legalizimet, emrat e 778 përfituesve në Vlorë”. “Video në QSUT, dëshmia e të akuzuarve: E nisëm si lojë”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Fshesë” në administratën e qarqeve”. Tituj të tjerë janë; “Misteri i parave në makinën e Shullazit”. “Zgjedhjet lokale. Socialistët harrojnë numërimin elektronik”. Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin kryesor, “Loja me provat e atentatit, Shullazi e Dani të lirë, Prokuroria dhe policia i “hedhin topin” njëra tjetrës”. Tituj të tjerë janë; “Vendimi, celularët tarifa të njëjta si brenda dhe jashtë rrjetit nga janari”. “Referendumet, Kolegji vendos nesër për hartën territoriale “Nisma e fundit e qeverisë: Një ishull të vogël në Berat”. “Nishani kundër mazhorancës: Emërimet në Gjykatën e Lartë, sipas ligjit në fuqi”. “Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Dëshmia e Shullazit: Ishte errësirë, s’dyshoj te askush”. Tituj të tjerë janë; “Legalizimet, emrat e 778 përfituesve në Vlorë”. “13 vjeçarja shtatzënë, e ëma: Kishim turp nga fshati”. “Ish-truproja i Nikollës në gjyq, mori para për rryshfet”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















