Gjatë mbrëmjes një shkollë nëLushnje është përfshirë nga flalët dhe nga hetimet paraprake, dyshohet të jetë shkaktuar nga një ngrohëse e cila është harruar ndezur.
Bëhet fjalë për një shkollë 9-vjeçare në fshatin Kashtëbardhë të Lushnjes, e cila është përfshirë nga flakët, duke u djegur në pjesën më të madhe të saj.
Policia bën me dije se për pasojë është dëmtuar pjesa më e madhe e tavanit të shkollës, duke shkaktuar edhe rënien e tij. Shkolla në fjalë frekuentohej nga mbi 700 nxënës.















