Nga Fahri Xharra
Dashuria ndaj atdheut, kulturës dhe popullit tonë nuk mund të jetë e sinqertë nëse nuk çmohet dhe ruhet gjuha jonë. Gjuha është një organizëm i gjallë dhe si e tillë ajo pëson ndryshime, zhvillohet dhe pasurohet. Ndaj këtij evolucioni duhet pasur kujdes për rrugën nëpër të cilën kalon gjuha, kështu që në çastin e caktuar të merren masa të duhura për t’i dhënë një trajtë më të përsosur dhe duke e ruajtur nga tëhuajsimi. Gjuha është ajo që i vuan pasojat e jetës materiale dhe shpirtërore të një kombi, të cilat, duke u pasuruar me shpejtësi të madhe, sjellin çdo ditë dromca të reja. Lëreni njëherë për një herë “angazhimin” tuaj të “sinqertë për” vendin e vërtetë të “ë”-së në letrat tona
Kërkesat pë prekje te gjuhës shqipe , në këtë kohë kur s`po e njef qeni të zo`n , është qëllimkeqe
dhe e dirigjuar nga qarqet më antishqiptare.
Sa hijerëndë është shkronja Ë! E dini se si ajo e rrit mendjen në shkrimet tona; e ka një arsye se e bën shqipen të lazdrohet në mesin e të gjitha gjuhëve tjera. Sa lakmi ia kanë gjuhët sllave, sa shumë e ndiejnë veten të përulur gati të gjitha gjuhët evropiane që nuk ua dha Zoti këtë mrekulli të ë-së dhe i la ato të cunguara pa të. Sa e rris edhe unë mendjen që e flas dhe e kam për gjuhë të nënës një gjuhë me 36 shkronja dhe me këtë dhunti të natyrës pa vështirësi mund t’i flasim gati të gjitha gjuhët e shkruara të botës. Jemi krenar!
“Gjuha shqipe është një, sepse veçoritë dialektet s’janë gjë tjetër veçse shfaqje e jashtme e një strukture te brendshme që ka qenë dhe është gjithmonë e përbashkët dhe në një”, thoshte Ilia Dilo Sheperi. Krenari dhe mburrje.
Gjuha shqipe është një
Kur serbët donin të na paraqisnin para botës e këtë e bëjnë edhe sot thoshin: “Arnautët janë një konglomerat primitivësh që i flasin 100 dialekte e nuk merren vesh njëri me tjetrin. Janë popull pa kulturë, pa trashëgimi, as kulturore, e as gjuhësore. Nuk kanë asgjë nga e kaluara se eshtrat e tyre kanë mbetur nëpër male ku aty jetonin, dhe shenjat e tyre të së kaluarës janë si ato të arinjve dhe ujqërve”. (Jovan Deretiq, akademik serb). A jemi ne të tillë?
Sa jemi të vetëdijshëm se gjuha jonë është një… PO, gjuhës së lartë shqipe!
Shkronja “ë” që më bën ta dalloj plakun prej plakës, Lezhën prej lezhit, Gjakovën prej gjakovit, Tiranën prej tiranit. Kur e flas fjalën me “ë” e di se për kënd dhe çka e kam fjalën. Kur e flas pa “ë” s’e dalloj se me çka kam të bëj. Shqiptimin e ë-së na e la trashëgim ilirishtja dhe na e përjetësoi Atë Gjergj Fishta në Kongresin e Manastirit. Luigj Gurakuqi në Kongresin e Alfabetit i ka pas thënë këto fjalë: “E kemi porosi nga Jeronim De Rada, që herët a vonë do të bëjmë alfabetin tonë, ta hyjnojmë shkronjën “ë”. Kjo nuk është e hundore, por është “ë”. Ruana Zot mendjen e kthjellët, e të mos biem pre e ndonjë plani të llahtarshëm!
“Ndryshimet e propozuara nga Këshilli Ndërakademik për Gjuhën në Akademinë e Shkencave nuk do t’i prekin themelet e gjuhës shqipe. Ky është shpjegimi i profesor Kolec Topallit, i cili vjen menjëherë pas një zhurme të madhe që u bë në lidhje me mundësitë e ndërhyrjes në gjuhën shqipe. “Jo, profesor Topalli! Vetëm me pjesëmarrjen gjithëkombëtare mund të bëhen ndryshimet në gjuhën tonë.
“O Zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humbë durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humbë drejtpeshimin…”, i thoshte vetes Atë Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij. A jemi edhe sot në këtë gjendje?
Çfarë peshe çon në gjuhën tonë, e cila po na bastardohet çdo ditë e më tepër me fjalë të huaja, nëse gojëtarin e shkruajmë gojëtar apo gojtar. Po, na thoni ju lutem e keni hasur këtë fjalë në shkrime, TV apo Radio, në 10 vjetët e fundit? Jo. Atëherë pse kjo nguti për këtë fjalë? Mos është ndonjë tjetër arsye më e madhe?
Koleci thotë se fjala hasm duhet shkruar hasëm, pasi askush nuk e thotë hasm! Çfarë ironie, çfarë lyerje me akull! Po ç’ka rëndësi se si shkruhet një fjalë e huaj? Pse, ore nuk propozoni që ajo të hiqet nga përdorimi, si e huaj? E ju “gjoja” se kujdeseni si ta shkruajmë drejt. Lojë me ndjenja, lojë me gjuhën tonë. Diçka po fshihet!
Kompromisi për letraren
Dashuria ndaj atdheut, kulturës dhe popullit tonë nuk mund të jetë e sinqertë nëse nuk çmohet dhe ruhet gjuha jonë. Gjuha është një organizëm i gjallë dhe si e tillë ajo pëson ndryshime, zhvillohet dhe pasurohet. Ndaj këtij evolucioni duhet pasur kujdes për rrugën nëpër të cilën kalon gjuha, kështu që në çastin e caktuar të merren masa të duhura për t’i dhënë një trajtë më të përsosur dhe duke e ruajtur nga tëhuajsimi. Gjuha është ajo që i vuan pasojat e jetës materiale dhe shpirtërore të një kombi, të cilat, duke u pasuruar me shpejtësi të madhe, sjellin çdo ditë dromca të reja. Lëreni njëherë për një herë “angazhimin” tuaj të “sinqertë për” vendin e vërtetë të “ë”-së në letrat tona.
Gjuhë indoevropiane, me një gjerësi shumë të madhe. Do ta quaj gjuhë e Teutës (shkodrane). Ilirët e Rinj, thoshte Gustav Meyer (1850-1900) për shqiptarët.
“Gegë- toskë, Toskë -gegë! Ë – si shtyllë e shumë fjalëve duhet bërë një mes të arsyes me rregulla bazë shkencore të gjuhës dhe të arrihet kompromis për letraren tonë. Andaj, gjuhëtarët tanë donë një përkrahje, po edhe një shtytje për shqyrtim të një gjuhe letrare n’respekt të dy dialekteve, barazia e të cilave do pasuronte dhe do hiqte dyshimet e cekura a të ndikuara nga sistemi politiko-ideologjik, n’varësi nga etimologjia e fjalës!” (Musa Jupolli)
“Shqipja është një ndër gjuhët themeltare të Evropës dhe këtë shqiptarët nuk e dinë”. (Ismail Kadare) . E dimë, z. Kadare. Por, ndërhyrjet po na e thartojnë mendjen.
Kemi për çka të bisedojmë, por vetëm në nivelin mbarëkombëtar: Njeriu që e do kombin e vet, duhet të gjejë shprehje të përshtatshme dhe t’i emërojë me emra shqip ato dromca të reja të futura në gjuhën tonë. Nëse gjuhën e ngarkojmë me fjalë dhe emra të huaj, ajo do t’i ngjajë një të sëmuri rëndë për të cilin vdekja është e pakapërcyeshme.
Dikur në mjediset folëse, e më vonë edhe në ato pamore, në të dy anët e kufirit flitej vetëm gjuha e pastër letrare shqipe, folësi nuk guxonte të kishte përkatësi fonetike dialekti, krahine apo vendore.
















