Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Mërkurë, 19 Nëntor 2014.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Legalizimet, afati i ri i pagesës së truallit”.
Tituj të tjerë janë; “Zbardhet dëshmia e gruas së Dr.Florit, miku i ngushtë: Mjekët e Urgjencës s’më besuan”.
“Përmbytjet nga moti i keq, babë e bijë vikima në Laç”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Vritet ish-rivali i Lul Berishës. Ekzekutohet në qendër të Durrësit biznesmeni Leonard Murataj”.
Tituj të tjerë janë; “Xhuvani, 4 të vrarë pas një shpulle të Jahos”.
“Emergjenca, përmbytje në të gjithë vendin, vdesin babai dhe vajza në Laç”.
“Homazhet, duartrokitet për herë të fundit Dr. Flori”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Buxheti, Meta tri kërkesa për Ramën”.
Tituj të tjerë janë; “Furtunë në Shqipëri, 1 i vdekur dhe një vajzë e humbur në Laç”.
“Vdekja e Dr. Florit, hetim Urgjencës, Tirana me tre ambulanca”.
“Ekzekutohet i akuzuari për vrasje, u lirua nga drejtësia më 2008”.
“Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Vritet Nard Murati, ekzekutohet me 6 plumba në kokë”.
Tituj të tjerë janë; “Shiu përmbyt Shqipërinë, dy viktima në Laç dhe Kurbin”.
“Përcillet Dr. Flori, policia merr në pyetje mjekët e urgjencës”.
“Vetëvrasja” e 93-vjeçares: E bija: Ja pse e bëmë denoncimin”.
“Arben Puto: ju rrëfej kush janë kolaboracionistët e fashizmit”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Përmbytjet, vdes babai, zhduket e bija. Ujërat rrëmbejnë makinën në hyrje të qytetit të Laçit, gjendet vetëm një trup”.
Tituj të tjerë janë; “Durrës, ekzekutohet ish-anëtari i bandës”.
















