• Latest
  • Trending
  • All

Çfarë po festojnë Rama dhe Meta?

18/11/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 15 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Çfarë po festojnë Rama dhe Meta?

18/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nga Blendi Fevziu

Ai ishte aty, por ata nuk e panë! Nuk e shohin asnjëherë. As Kryeministri i vendit; as Kreu i Kuvendit. Nuk e panë as kur u përkulën përpara portretit të tij në Berat; as në varrezat e dëshmorëve në Përmet; as në nderimet në Tiranë. E pa dhe reagoi vetëm Ambasadori Amerikan, një diplomat i zënë në kurth. Një diplomat që detyrohej të ecte përpara portretit të njeriut që ishte armiku më i madh i vendit të tij; politikanit që ka bërë deklaratat më makabre ndaj Amerikës, Britanisë, NATO – s apo Bashkimit Europian. Arkitektit të izolimit shqiptar; të luftës së klasave dhe mbi të gjitha, të njeriut, që masakroi pikërisht ata që luftuan për çlirimin e Tiranës që festohej sot!
“Fatkeqësisht fotot e diktatorit Enver Hoxha e njollosën ceremoninë e sotme në nderim të dëshmorëve. Një fyerje për shqiptarët. Aleksandër Arvizu”!

Ky ishte mesazhi që ai publikoi sot në tëitter, duke vijuar një paralajmërim që më herët ishte bërë edhe nga Ambasadori i BE dhe ambasadorë të tjerë me ndikim në Shqipëri. Por natyrisht, Arvizu nuk ka si ta dijë se ajo që ndodhi sot ishte një fyrje edhe për ata që realisht morën pjesë në luftimet për çlirimin e Tiranës. Dhe meqenëse Rama dhe Meta nuk dinë t’ja shpjegojnë, nuk e kuptojnë, apo nuk duan ta kuptojnë, po jua freskoj me një dokument:
“Nderi ma i math për këtë fitore kaq të shkëlqyeshme i takon s’parit Komandantit të Korp Armatës së Parë, Major Gjeneral Dali Ndreut dhe Komandantit të Divizionit të Parë, Kolonel Mehmet Shehut, bashkë me komisarët e tyre, Hysni Kapo e Kristo Themelko.”

Ky është shënimi që gazeta Mundimi bën më 23 nëntor 1944 duke komentuar çlirimin e Tiranës. Rama dhe Meta duhej t’i kishin shpjeguar Ambasadorit se Mehmet Shehu (heroi i luftës së Tiranës siç e kam mësuar unë në shkollë), u vetvra apo u vra 37 vjet pas kësaj beteje. Ai u shpall armik dhe agjent i CIA amerikane, KGB – së Sovjetike dhe UDB – së Jugosllave. Dali Ndreu, u pushkatua bashkë me gruan e tij, edhe ajo luftëtare, Liri Gegën, edhe pse në momentin e pushkatimit gruaja ishte shtatzënë dhe ata prisnin një fëmijë. Kristo Themelko u burgos dhe u internua derisa regjimi komunist ra. Vetëm Hysni Kapo pati një fund të pa trazuar nga ata që Shqipëria i njeh si njerëzit që luftuan për të çliruar Tiranën. Nëse Meta, padyshim sponsori politik i kësaj shëmtie historike, pretendon se po nderonte luftëtarët partizanë, atëherë mund të pyetet fare mirë, përse nuk ishin aty edhe portretet e Shehut, Ndreut, Themelkos dhe Kapos, por vetëm ai i Hoxhës? Nuk ka dyshim që gjithë këta bashkë, kanë përgjegjësinë e tyre të madhe për diktaturën komuniste madje edhe ditët e luftës në Tiranë. Por nëse flitet për luftë, ata kanë qenë aty.

Ngritja e portretit të Hoxhës nuk ka lidhje me luftën, por me simbolikën e regjimit komunist që ai përfaaqëson. Me izolimin, luftën ndaj SHBA, Europës, perëndimit dhe demokracisë. Këto fosile të izolimit, ithtarë të Stalinit, janë atje si dëshmia e plotë që kjo klasë politike sot në mazhorancë, nuk distancohet dot nga e shkuara. Ideja e krijimit të një identiteti të majtë duke përdorur foton e diktatorit, nuk është gabim, është akoma më shumë, atentat ndaj demokracisë dhe asaj që të gjithë ne aspirojmë, Bashkimit Europian!

Për të mos e zgjatur më shumë dhe i bindur që Rama dhe Meta janë direkt përgjegjës për atë që ka ndodhur dje, kam një pyetje të thjeshtë për ta? Po festojnë fitoren mbi fashizmin apo instalimin e diktaturës komuniste në Shqipëri? Nëse festojnë këtë të fundit, mund të vijojnë me fotot dhe portretet e Enver Hoxhës. Nëse festojnë fitoren mbi fashizmin, atëherë duhet të kujtojnë edhe protagonistët e saj. Po i ndihmoj në këtë rast: Komandant i Brigadës së I – rë ishte Mehmet Shehu. Doli armik dhe u eleminua. I Brigadës së II Beqir Balluku, doli armik dhe e vranë! I së tretës Hulusi Spahiu, doli armik dhe u burgos. I së IV Nexhip Vinçani, doli armik dhe u burgos. I së V fillimisht Abaz Shehu e më pas Shefqet Peçi. Vetëm Peçi mbijetoi. I së VI, Tahir Kadare, doli armik dhe u burgos. I së VII Gjin Marku e më pas Kadri Hoxha, të dy dolën armiq e u burgosën. I së VII Petrit Dume e më pas, Hamit Keçi e Sadik Bekteshi. Të gjithë dolën armiq, i pari u pushkatua, dy të tjerët u burgosën. E kështu e rradhë.
Po vijoj me një tjetër statistikë. Nga 13 anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë gjatë luftës, Mustafa Gjinishi u vra dhe u shpall armik; Koçi Xoxe u pushkatua dhe u shpall armik; Dali Ndreu u pushkatua; Liri Gega u pushkatua; Nako Spiro u vetvra dhe u shpall armik; Bedri Spahiu vuajti 30 vjet burg; Abaz Kupi u arratis dhe u dënua me vdekje në mungesë ndërsa Spiro Moisiu dhe Ramadan Çitaku jetuan thuajse në harresë. Pra më shumë se gjysma u eleminuan nga Hoxha vetë.

Nëse Rama dhe Meta fëstojnë 70 vjetorin e luftës, a nuk e ndjejnë që përmes fotove të Hoxhës fyejnë dy herë ata që qenë protagonistët e luftës. I fyejnë duke mos i përmendur askujt emrin dhe i fyejnë duke ju lartuar portretin e një njeriu që i eleminoi një pas një. Fakti që Rama dhe Meta nuk shohin nuk është argument, as justifikim, është thjeshtë paaftësia e të dyve që të dalin dhe të përballën hapur me të vërtetën. Nëse e duan Hoxhën le ta pranojnë këtë; nëse besojnë se ai s’ka vend aty, ta bëjnë ashtu siç duhet bërë. Dhe t’i japin fund pyetjes, po festojnë betejën ndaj fashizmit, apo instalimin e diktaturës më të frikshme që Europa ka njohur në gjysmën e dytë të shekullit të XX – të!

Post Views: 65
Previous Post

Zoti kryeministër, një polici për ëndrrat tona!

Next Post

Pasqyra e shtypit (19 Nëntor 2014)

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Pasqyra e shtypit (19 Nëntor 2014)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.