Parlamenti pritet të miratojë sot në seancë plenare pr/buxhetin 2015 dhe paketën fiskale që e shoqëron atë. Seanca është parashikuar të nisë në orën 17:00, ndërsa opozita nuk do të jetë e pranishme në sallën e Kuvendit, duke bërë që miratimi në parim i ligjeve më të rëndësishme të financave publike, të bëhet vetëm nga deputetët e mazhorancës. Këta të fundit pritet të shprehen për buxhetin dhe paketën fiskale, ku do të sugjerojnë edhe ndryshime, siç është rrëzimi i propozimit të Ministrisë së Financave për heqjen e akcizës së pijeve energjike, që do të kërkohet nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë. Pas miratimit në parim, buxheti dhe paketa fiskale do të rikthehen në Komisionet parlamentare për diskutimin nen për nen. Pr/buxheti i qeverisë dhe paketa fiskale janë kundërshtuar ashpër nga opozita. Ekspertët e saj kanë argumentuar se qeveria po rrit taksat për qytetarët dhe po i ul ato për klientët e saj, ndërsa buxheti i paraqitur nuk parashikon zhvillim, por kërcënon ekonominë vendase me krizë. Pr/buxheti 2015 parashikon rritje të ndjeshme të të ardhurave, me rreth 49 miliardë lekë, një rritje modeste të shpenzimeve dhe ulje të deficitit buxhetor dhe borxhit publik deri në 70.6% të GDP-së. Një angazhim ky i marrë përpara FMN-së, me qëllim konsolidimin e financave publike. Ndërsa kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se është krenar për arrtijet në vitin e parë dhe se është ambicioz në këtë vit që po vjen. “Nesër diskutojmë buxhetin e ri; krenare për arritjet e vitit të parë e ambiciozë për një tjetër vit domethënëse në rrugën e Rilindjes që duam”, shkruan Rama.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















