Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Premte, 12 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Flet Artan Lame: Shembja e shtëpive, plan për dëmshpërblim”. Tituj të tjerë janë, “Opozita do hynte në Kuvend, Jahjaga anulon vizitën e 18 dhjetorit”. “Incidenti me eskortën e Ramës, i riu nga Kosova përfundon në polici, e ndiqte me motorr”. “Rama: Vende pune bosh në Kryeministri, s’ka kualifikim”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Nderim Olldashit/ Festa, zemërthyerit të kthehen në parti, PS të reflektojë. Basha: Gati të dalim nga bojkoti”. Tituj të tjerë janë; “Viron Bezhani: Dosjet, një deputet spiunoi vëllain tim që ti merrte gruan”. “Kapet kosovari, motorristi alarmon eskortën e Kryeministrit”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Takimi në Presidencë, Rama i rrëzon Nishanit Guvernatorin e Bankës”. Tituj të tjerë janë; “Ftesa për pajtim, Basha: Iu shtrij dorën zemërthyerve të PD dhe atyre që mungojnë ende”. “Rrëfimi horror i nënës që mbyti foshnjën, prokuroria kërkon 35 vjet burg”. “Kthimi i opozitës shtyn me një javë Kuvendin, PD e gatshme për marrëveshje”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor, “Ish-deputeti, hajdut energjie, shpallet në kërkim nga policia”. Tituj të tjerë janë; “Arjan Dyrmishi: Hapja e dosjeve, pse është e rrezikshme dhe kauzë e tejkaluar”. “Edi Rama: 7000 aplikime, 250 vende vakante pune”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Rama: Pranojma çdo kusht të opozitës”. Tituj të tjerë janë; “Vjedhja e Thesarit, asnjë dënim mbi 4 vjet burg”. “Rama- Nishani, negociata para vendimit për Sejkon”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















