Një i ri shqiptar nga Kosova i cili aktualisht jeton në Tiranë, është shoqëruar për disa orë në policinë e kryeqytetit. Veton Agim Podujeva, me origjinë nga Kosova dhe me banim të përkohshëm në qendrën e Azilkërkuesve në Babrru, u shoqërua sepse kishte ecur me motor paralelisht me eskortën e kryeministrit Edi Rama për rreth 50 metra kur shefi i qeverisë po lëvizte në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”. Podujeva, sipas policisë, të premten e kaluar, më 5 dhjetor ka qenë duke lëvizur me një motor me targë TR 880 F, të cilin e kishte pa leje, kur ka qëndruar shumë pranë eskortës së kryeministrit. Ky veprim ka alarmuar menjëherë truprojat e Gardës së Republikës dhe punonjësit e policisë, pjesë e eskortës. Ata kanë dyshuar për një person të rrezikshëm që mund të kryente ndonjë atentat ndaj kryeministrit i cili ndodhej në automjet dhe menjëherë e kanë larguar drejt Kryeministrisë. Për këtë arsye, ai është ndaluar nga truprojat e Edi Ramës. Por i riu ka deklaruar në polici se nuk ishte në dijeni të faktit se ishte duke ecur paralel me eskortën e kryeministrit. Lajmi mbi shoqërimin e të riut nga Kosova u bë publik vetëm ditën e sotme. Pas rrëfimit në polici, shtetasi kosovar i ka shpëtuar arrestimit duke qëndruar i shoqëruar për disa orë edhe pse nuk kishte leje drejtimi. Më datë 19 shtator një tjetër incident ndodhi kur gjatë orëve të vona të natës pranë stacionit të trenit një makinë gjatë parakalimit rrezikoj të aksidentonte eskortën e kryeministrit. Për këtë rast drejtuesit të mjetit iu pezullua leja e drejtimit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















