Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, deklaroi se shkarkimi i 131 punonjësve të burgjeve u bë pasi “futën duart në xhepat e shtetit”. Ministri deklaroi se shkarkimi u bë për gjithë ata punonjës që rezultonin debitorë të OSHEE, “Shkarkuam nga detyra ata që futën duart në xhepat e shtetit. Janë punonjës që kanë shkelur kodin e etikes, duke futur duart në xhepat e shtetit. Unë e konsideroj këtë si një shkelje të rëndë të etikës, pasi nuk ka më marrëdhënie besimi”. Me urdhër të minisitrit Naço, rreth një javë më parë Ministria e Drejtësisë shkarkoi nga detyra 131 punonjës të burgjeve, të cilët kishin fatura të papaguara të energjisë që arrinin deri në 23 milionë lekë. Nga verifikimet e bëra 650 punonjës të policisë së burgjeve rezultuan të jenë debitorë të energjisë elektrikem ku më problematikët u shkarkuan.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















