Forcat ushtarake sllovene kanë refuzuar të marrin pjesë stërvitjet me ushtrinë serbe. Në bazën ushtarake të ushtrisë serbe “Jug” në kufi mes Serbisë dhe Kosovës, në Dobrosin sot kanë nisur stërvitje ushtarake qe do te zgjasin 11 ditë. Në këtë tur stërvitjesh do të marrin pjesë pjesëtarë të ushtrisë amerikane, edhe disa nga Ballkani si ajo nga Kroacia dhe Bulgaria, Rumania dhe Azerbejxhani. Në fakt para një muaji qeveria serbe dhe vete mediat serbe, kishin paralajmëruar se në këto stërvitje të përbashkëta në Bujanoc do të marrin edhe ushtria shqiptare dhe ajo sllovene. Por FA-të shqiptare kanë refuzuar të marrin pjesë në këto stërvitje të përbashkëta me ushtrinë serbe, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes. “Nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, na është përcjellë ftesa e SHSHP të Serbisë, Gjeneral Ljubisa Dikovic, për pjesëmarrjen e FARSH në stërvitjen ndërkombëtare “Platinium Wolf 15″, e cila do të zhvillohet në Bazën “Jug” në Bujanoc të Serbisë”, -ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes, citon ‘Presheva Jone”. Pas forcave shqiptare, kanë refuzuar të marrin pjesë dhe forcat sllovene.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














