Nga shpallja e pavarësisë, investimet e huaja direkt në Kosovë, gjithmonë janë në rënie të vazhdueshme. Kosova si duket ka dështuar në ofertat serioze, ka dështuar që para investitorëve potencial, të ofrojë projekte konkrete, afatgjate dhe kapitale. Rënia me e madhe ka ndodhur në katër vitet e fundit.
Kështu thonë ekspertët kosovarë të ekonomisë, sipas të cilëve korrupsioni, burokracia, informaliteti, evazioni fiskal, mungesa e rendit dhe ligjit, pasiguria e tregut, bënë që Kosova të dështojë në prurjen e investitorëve të rinjë. Për t`i kthyer investitorët në vend, njohësit për çështje ekonomike thonë se duhet punë. Institucionet e Kosovës sipas tyre, duhet ta respektojnë ligjin, të jenë shumë efikase dhe duhet të kenë parasysh posaçërisht kontratat të cilat kanë të bëjë me investitorët e jashtëm.
Ndërsa, thuhet se ata investitorë të cilët kanë mbetur në Kosovë, asnjëra prej tyre nuk janë të fokusuara në aktivitet të prodhimit. Këto biznese, sipas tyre, kryesisht ofrojnë aktivitet të shërbimit ose tregtisë, gjë që nuk ndihmon dhe aq për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit.
LumirAbdixhiku profesor në Riinvest dhe njohës për çështje ekonom ike ka thënë për KosovaPress, se në Kosovë është krijuar një ambient i rëndë biznesor, duke mos dashur ta krahasoj këtë me vendet e rajonit, pasi që sipas tij vendet fqinjë janë shumë më mirë në këtë aspekt.
“E para e punës serioziteti i shtetit dhe vullneti politik pozitiv në këtë drejtim e që do të thotë të ketë sa më pak burokraci të ketë sa më shumë luftë ndaj korrupsionit dhe të ketë shtet të ligjit dhe të rendit që investitori të njihet i lirë dhe i sigurt në Kosovë dhe jo të kërkohet kor rupsion ose mito nga një investitorë i huaj, nga secili që ka rend të bëjë me ndonjë dokument zyrtarë në një prezencë të institucionit ndaj këtij investitori”, ka thënë ai.
Se investimet e huaja direkt janë në rënie të vazhdueshme e thotë edhe njohësi tjetër për Ekonomi, Ibrahim Rexhepi.
“Kosova ka dështuar në ofertat serioze, ka dështuar që para investitorëve potencial, investitorëve të madhej, investitorëve serioz. Para tyre ka dështuar të ofrojë projekte konkrete, afatgjate dhe kapitale. Ta zëmë kemi dështimin në energjetikë, ka dështim në telekomunikacion në argjendari apo në gjitha sektorët tjerë”, tha Rexhepi, për KosovaPress.
Qeveria e Kosovës dhe institucionet e vendit më herët kanë deklaruar se rënia e investimeve të huaja po ndodh për shkak të krizës financiare ndërkombëtare. Por një gjë të tillë po e konsideron si arsyetim të kotë Ibrahim Rexhepi.















