Qeveria e Kosovës ka qenë në dijeni që nga mesi i prillit i këtij viti për kërcënimet që vijnë nga xhihadistët kosovarë, kryesisht veteranë të luftës së Sirisë, shkruan Express.
Gazeta thotë se ka parë komunikimet mes inteligjencës kosovare dhe Qeverisë e institucioneve tjera të sigurisë së shtetit, në të cilat rreziku i sulmeve , përfshirë edhe sulmet kamikaze mbi pikat strategjike të shtetit, ka dalë si derivat i shumë analizave, tash e disa muaj.
Nuk dihet se sa seriozisht është marrë nga institucionet ekzekutive në vend ky kërcënim, i cili, siç merr vesh Express, nuk prek vetëm Qeverinë e Kosovës, por edhe stacionet e Policisë së Kosovës, kryesisht ato të mëdhatë, objektet e EULEX-i td si he kampi i KFOR-it amerikan “Bonsteel” në Ferizaj.
Express merr vesh se sot (e premte) ka pasur një aktivizim të institucioneve ekzekutive të sigurisë dhe në lidhje me këto kërcënime priten arrestime brenda 24 orëve.
Gazeta thotë se gjatë dite ka pritur një koment për kërcënimet në fjalë nga Policia e Kosovës dhe nga EULEX-i, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Në konfliktin e Sirisë, i cili e ka prekur edhe Irakun, besohet se janë përfshirë rreth 150 kosovarë. Ata janë duke luftuar në krah të muxhahedinëve të grupit ISIS dhe “Xhabhatu Al-Nusra”, thuhej në një raport të OSBE-së.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















