Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, Bernd Borchardt, ka takuar të premten në Mitrovicën Veriore kryetarin e Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, kryetarin e Zveçanit, Vuçin Jankoviq, dhe kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.
Gjatë takimit janë diskutuar çështjet lidhur me sigurinë e qytetarëve dhe sundimin e ligjit në pjesën veriore të Kosovën, ndërsa Borchardt e ka shfrytëzuar rastin t’i informojë tre kryetarët edhe lidhur me mandatin e ri të misionit që e udhëheq ai.
“Qëllimi ynë i përbashkët është ta garantojmë sigurinë dhe mirëqenien e popullsisë dhe të ndërtojmë institucione të fuqishme të sundimit të ligjit, për të mirën e qytetarëve vendas. Ky është një parakusht thelbësor për zhvillimin ekonomik në një ekonomi të tregut”, ka thënë Borchardt.
Shefi i EULEX-it ka takuar edhe përfaqësues të shoqërisë civile në pjesën veriore të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për çështje të ndryshme me interes për popullsinë në very, njoftoi zyra për informim e EULEX-it.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















