Policia ka marrë në mbrojtje gjyqtarët që dhanë mbrëmë dënimin me 126 vite burgim për 9 imamët e akuzur se rekrutonin shtetas shqiptarë për të luftuar në Siri në emër të ISIS.
Ky vendim i policisë është ndërmarrë pas kërcënimeve ndaj gjyqtarëve dhe nga frika se mos përkrahës të të dënuarve mund të hakmerren.
Gjyqtarët janë shoqëruar mbrëmë në shtëpi me forca të shumta policore. E njëjta gjë ndodhi edhe sot.
Në mbrojte mund të merret edhe prokurori i çështjes nëe do të jetë e nevojshme.
Dje të dënuarit kërcënuan në sallën e gjyqit gjykatësit, si dhe gazetarët që të mos filmonin.
Për t’u normalizuar situata është dashur ndërhyrja e forcave të policisë./LAPSI.AL/















