Policia Kufitare e Kapshticës ka ndaluar 16 refugjatë sirianë që tentuan të hynin në territorin shqiptar.Mes tyre janë edhe gjashtë fëmijë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të mesditës pranë fshatit Vërnik të Rrethit të Devollit, në zonën e quajtur në drejtim të piramidave.
Mësohet se mes të ndaluarve të jenë 4 meshkuj dhe 3 femra. Refugjatët synon të kalonin tranzit nga Shqipëria për në Gjermani.
Ata janë marrë në pyetje, ndërsa pritet që të bëhet kthimi i tyre mbrapsht për në Greqi.















