Një përplasje me armë ka ndodhur sot në mesditë në Tiranë në zonën e Zogut të Zi.
Policia është detyruar të përdorë armët pasi trafikanti nga Lazarati, Bako Buzheri, nuk i është bindur urdhërit për kontroll, madje ka qëlluar me grusht një efektiv policie.
Menjëherë patrullat “Shqiponja” kryen arrestimin e tij, ndërsa i gjetën me vete edhe kanabis sativa.
Policia po heton rreth ngjarjes për të dhëna të tjera në vazhdim.















