Arian Galdini, nismëtar i forumit “Unë dëshmoj, unë akuzoj” ka denoncuar së fundmi në polici një rast kërcënimi me jetë ndaj tij. Galdini është nismëtar i një forumi qytetar që ka për qëllim denoncimin e rasteve abuzive të përdorimit të ilaçeve apo protokolleve shëndetësore në sistemin e shëndetësisë. Ai denoncoi rastin e një të afërmi të tij, i cili ishte trajtuar për tumor me një medikament të siguruar në farmacinë e QSUT-së në Tiranë. Pas një analize kryer jashtë Shqipërisë nga ky i sëmurë, u zbulua se pacienti nuk kishte asnjë gjurmë të medikamentit të pretenduar në gjak. Ngjarja e denoncuar nga Galdini në polici daton mbrëmjen e së hënës pranë banesës së pedagogut, ku ai nën kërcënim fizik dhe i kapur për fyti është penguar nga katër persona të panjohur, të cilët i kanë thënë të ndërpresë fushatën e denoncimeve pasi në të kundërt do e vrisnin. Ai e ka denoncuar këtë rast në Drejtorinë e Policisë së Tiranë, denoncim që e ka bërë të ditur edhe në profilin e tij në “Facebook”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















