Pas raportimeve në disa media britanike dhe shqiptare, se Cherie Blair ka kapur një kontratë fitimprurëse konsulence ligjore me qeverinë e Shqipërisë, pak më shumë se një vit pasi bashkëshorti i saj, Tony Blair, filloi të punojë si këshilltar zyrtar i saj, Daily Mail publikon pjesë nga një libër, ku pretendohet se çifti është drejt ndarjes.
Jo vetëm kaq.
Në libër tregohet se si Blair e ka bërë pasurinë e tij gjigande pasi la detyrën si kryeministër i Britanisë.
Aty theksohet se çifti ka perandori biznesi të ndara dhe rrallë shihen në publik.
Përplasjet në çift nisën pas raportimeve se Blair kishte një aferë me Wendi Deng, ish- gruaja e manjatit të mediave, Rupert Murdoch.
Blair ishte mik i familjes së tyre, por më vonë u raportua se mes tij dhe gruas së shokut kishte një histori dashurie.
Miqtë pretendojnë se Blair është gati për një divorc.
















