Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka nisur përballja mes Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Dy deputetët kanë mbërritur pak minuta para orës 12.00. Ballafaqimi mes tyre konsiderohet si një element kyç për hedhur dritë mbi akuzat e Doshit se kryeparlamentari Ilir Meta ka paguar për ta vrarë. Doshi ka thënë publikisht se ishte njoftuar nga miku i tij, Frroku, se një person po e ndiqte. Por duket se pas nisjes së hetimit, Frroku ka dhënë një tjetër version në prokurori. Dëshminë e ka ndryshuar edhe Durim Bami, personi që Doshi thotë se është porositur për ta vrarë. Vetë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka pohuar publikishte se Bami i kishte thënë në zyrë se ishte paguar për ta vrarë Doshin. Në prokurori thuhet se Bami ka deklaruar që Tom Doshi e ka paguar dhe kërcënuar për t’u bërë pjesë e një skenari imagjinar të vrasjes së tij.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















