Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, bëri një postim në FB një ditë pas Festës së Gruas.
Bregu ishte për një vizitë në Kuvendin e Kosovës, që mbajti një seancë të posaccme për këtë festë.
“Nuk njoh ende asnjë grua në politikë (apo karrierë ) që në ngjitjen e saj të mos jetë shoqëruar nga një mendim I ngulmët, që përkthehet në ndjenja faji ,se kemi vjedhur kohën që duhej t’ju kushtohej fëmijëve e familjes, për tu marrë me politikë. Ka nje cikel te vetperjashtimit e dyzimit; ka pabarazi dhe egersi ne politike qe i frenon vajzat e grate per te qene pjese e sistemit te vendimarrjes. mbi te gjitha sot, ka MOSBESIM APATIK tek politika.
Mes idese qe nese dje nuk ishte mire, neser do te jete edhe me keq,njerezit behen konfuze cdo dite e mes shume, ku fjala (s)ka kuptim, veprimet per ndryshim jane te mangeta,paktet jane fluide, morali politik eshte kthyer pornografi, te inkurajosh vajzat e grate per pjesmarrje aktive ne politike, eshte sfide me vete.Per te rikthyer besimin tek politika e vlerat, grate nuk duhen vetem per numer.
Gra dhe burra, duhet permiresuar cilesia e politikes, per ta kthyer sistemin tek vlerat,” shkruan Bregu.
















